Gazeta Shqiptare

Hetimet për ish- ministrin Saimir Tahiri, prokurorët vendosin javën e ardhshme

-

TIRANË - Fillimi i javës së ardhshme pritet të jetë deçiziv për fatin e dosjes hetimore ndaj ishministr­it të Brendshëm Saimir Tahirit. Grupi i prokurorëv­e të Krimeve të Rënda që ka në dorë këtë dosje prej më shumë se 16 muajsh do të mblidhet para të mërkurës së 17 janarit, ditë kur përfundojn­ë afatet hetimit. Hetuesve deri tani u janë dashur të shtyjnë afatet e hetimeve 4 herë për shkak të vonesave të përgjigjev­e të mbërritura me letër- porosi nga Italia, Greqia e Mali i Zi si dhe hetimit pasuror që po kryhet. Por kjo herë pritet të jetë e rëndësishm­e për hetimin edhe për shkak se dosja e grupit të Habilajve u mbyll nga prokuroria dhe u dërgua për gjykim. Prokuroria e Krimeve të Rënda po e heton ish- ministrin e Brendshëm pikërisht për lidhjet me këtë grup, duke ngritur për të akuzat e korrupsion­it dhe trafikut të drogës. Sipas akuzës, Tahiri dyshohet se ka favorizuar grupin e Habilajve në trafikun e kanabisit në kohën kur ishte ministër. Por çuditërish­t emri i Saimir Tahir- it nuk ishte në listën e 9 personave që u dërguan në gjyq në fillim të kësaj javë, duke veçuar hetimin për të. Por grupi hetimor ka në tavolinë tri opsione se çfarë do të ndodhë me këtë dosje. I pari është zgjatja e afateve hetimore për shkak se duhet të kryhen edhe disa veprime të tjera. Opsioni i dytë është dërgimi në gjyq i dosjes dhe mundësia e tretë është pushimi i saj për shkak të pamundësis­ë për të lidhur ish- ministrin me grupin e Habilajve. Saimir Tahiri për lidhjet me këtë grup u hetua edhe nga autoritete­t italiane. Prokuroria e Antimafias së Katanias në 15 Mars të vitit të kaluar i kërkoi gjykatës pushimin e hetimeve ndaj ish- ministrit, pasi nuk gjeti asnjë provë që e lidhte atë me grupin e Habilajve. Kërkesa u miratua nga gjykata dhe ky vendim pushimi është bërë pjesë e dosjes hetimore në Shqipëri, pasi u dorëzua si provë nga vetë Saimir Tahiri.

Tv Klan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania