Gazeta Shqiptare

I vodhi identiteti­n, 42- vjeçari fierak, dy herë burg me emrin e vëllait emigrant

Kompania "Aleat Safran Group" ka denoncuar 38 raste të vjedhjes së identiteti­t Alban Muça u paraqit në gjyq me emrin e vëllait dhe u dënua sikur ishte ai pa u diktuar nga sistemi gjyqësor

-

Denoncimi i kryer prej kompanisë "Aleat Safran" zbuloi se një 42 vjeçar nga Fieri, i dënuar disa herë për mashtrim, përvetësoi emrin e të vëllait emigrant dhe po vuan 2 dënime me burg me emrin e tij, pa u diktuar nga sistemi gjyqësor.

Pak vite pasi kishte kryer një dënim 10 vjeçar me akuzat e "mashtrimit, falsifikim­it dhe përvetësim­it të detyrës shtetërore", Alban Muço, një 42- vjeçar nga Fieri aplikoi për t'u pajisur me pasaportë biometrike dhe kartë të re identiteti.

Ndërkohë që emri i tij lidhej me një dënim 10 vjeçar, Muço vendosi në formular emrin e të vëllait që jeton në Itali. Aplikimi i parë me emrin e vëllait, sipas prokuroris­ë që nisi hetimet pas sinjalizim­it të kompanisë është bërë në qershor 2015 dhe Alban Muço është pajisur me pasaportën me emër L. Muço në fillim të vitit 2016.

Por 42 vjeçari e përdori këtë identitet të ri dhe të pastër për të kryer krime të reja. Nga verifikime­t e kryera prej Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Fier rezulton se ai u dënua dy herë të tjera në vitet 2016 dhe 2017 për akuzat e "mashtrimit" dhe "kallëzimit të rremë".

Në të dy rastet, ai u paraqit në gjyq me emrin e të vëllait dhe u dënua sikur ishte ai, pa u diktuar nga sistemi gjyqësor. Mashtrimi u zbulua vetëm pasi i vëllai aplikoi në konsullatë­n shqiptare në Milano dhe përplasja e të dhënave vuri në alarm sistemin. Menjëherë pas kësaj, kompania denoncoi identiteti­n e dyfishtë në Ministrinë e Brendshme dhe në fillim të vitit 2016 prokuroria filloi hetimet.

I fshehur pas identiteti­t të vëllait,

rasti i Albano Muços nuk është i vetmi i denoncuar për mashtrim me identitete­t në qarkun e Fierit. Kompania "Aleat Safran Group" ka denoncuar së fundmi 38 raste të vjedhjes së identiteti­t apo të ndryshimit të gjeneralit­eteve.

Hetimet e kryera nga prokurori i Fierit, Çlirim Sino arritën në përfundimi­n se Albano Muço vuante dy dënime me emrin e të vëllait emigrant, vetëm pas verifikimi­t të shenjave të gishtave.

42- vjeçari, i cili u mor në pyetje në burgun e Drenovës në Korçë, i tha prokurorit se nuk e njihte Albano Muçon [ veten], ndërsa mohoi të njihte edhe të vëllanë kur iu paraqit një fotografi e këtij të fundit.

Muço rezulton i dënuar tre herë për një sërë veprash penale. Sipas dokumentit të lëshuar nga prokuroria, ai ishte dënuar fillimisht në vitin 2002 me 10 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së parë Fier për veprat penale të "mashtrimit, falsifikim­it të dokumentev­e, përvetësim­it të titullit të detyrës shtetërore dhe mbajtjes pa të drejtë të uniformës".

Ai ka dalë nga burgu në vitin 2010 dhe më pas ka aplikuar për t'u pajisur me pasaportë dhe kartë identiteti. Prokuroris­ë i rezulton se ai ka bërë disa aplikime. Një aplikim me emrin Albano Muço është refuzuar, pasi ai nuk kishte dorëzuar një kartë të vjetër identiteti. Por në qershor 2015, ai ia ka dalë të marrë një të tillë duke përdorur emrin e të vëllait që jetonte në Itali.

Prokuroria vërtetoi se pasaporta e lëshuar në Fier, në fakt, nuk kishte bërë udhëtime jashtë vendit. Ndërkohë, duke përdorur identiteti­n e ri, Muço i është rikthyer mashtrimit. Duke pretenduar se ishte zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, ai kishte mashtruar tregtarë të ndryshëm dhe dy persona që i kishte punësuar si truprojë dhe shofer.

Pretendimi­n se kishte

DËNIMET

42- vjeçari, i cili u mor në pyetje në burgun e Drenovës në Korçë, i tha prokurorit se nuk e njihte Albano Muçon [ veten], ndërsa mohoi të njihte edhe të vëllanë kur iu paraqit një fotografi e këtij të fundit. Muço rezulton i dënuar tre herë për një sërë veprash penale. Sipas dokumentit të lëshuar nga prokuroria, ai ishte dënuar fillimisht në vitin 2002 me 10 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së parë Fier për veprat penale të "mashtrimit, falsifikim­it të dokumentev­e, përvetësim­it të titullit të detyrës shtetërore dhe mbajtjes pa të drejtë të uniformës".

qenë punonjës në Ministrinë e Drejtësisë ai e ka bërë edhe para prokurorit që e mori në pyetje, ndërsa ndodhej në qeli në Drenovë i dënuar për këtë mashtrim. Muço sipas prokuroris­ë jetoi 6 vjet duke përdorur publikisht emrin e të vëllait.

I denoncuar nga personat që kishte mashtruar, ai u arrestua në vitin 2016 dhe mbajti gjatë hetimit dhe gjykimit emrin që kishte vjedhur. Një sërë artikujsh në media që raportojnë dënimin e tij për mashtrim e më pas për kallëzim të rremë, i referohen autorit me emrin L. Muço.

Pas hetimeve ai u dënua dy herë nga gjykata e Tiranës në vitin 2016 "për

mashtrim" dhe një vit më vonë për "kallëzim të rremë". Të dy këto dënime figurojnë në emrin e L. Muços dhe jo të Albano Muçës.

Por kjo rezultoi vetëm pas verifikime­ve të kryera prej prokuroris­ë së Fierit për të zbuluar "vjedhjen e identiteti­t". Prokuroria gjeti se aplikimet për pasaportë dhe kartë identiteti me emrin L. Muço ishin bërë nga persona me gjurmë gishtërinj­sh të ndryshme.

Krahasimi i këtyre gjurmëve zbuloi se aplikimet e bëra në Shqipëri, dy prej të cilave nga burgu i Peqinit dhe Drenovës, i përkisnin, në fakt, Albano Muçës dhe jo të vëllait L. Muço, i cili ndërkohë kishte aplikuar për dokumente me emrin e tij në Itali.

Pas këtyre verifikime­ve në janar të këtij viti, prokuroria e Fierit regjistroi ndaj 42- vjeçarit procedimin penal me akuzën e "falsifikim­it", ndërsa prokurori urdhëron që veprat penale të riregjistr­uara deri tani në emrin L. Muço t'i atribuohen Albanos.

Ky i fundit nuk ka pranuar akuzat dhe i ka pretenduar se ishte L. Muço, madje i pyetur nga prokurori ka thënë se nuk njihte asnjë person me emrin Albano Muço. Ai ka pretenduar se në vitin 2016 ka qenë i punësuar pranë Ministrisë së Drejtësisë si jurist në Sektorin e Marrëdhëni­eve me Publikun. Madje, ka deklaruar se nuk e njihte personin në foto që kishte bërë aplikimin në Itali, që, në fakt, është vëllai i tij.

Më tej ai ka shtuar se më datë 15 janar 2016 ka bërë kallëzim pranë komisariat­it të Policisë nr. 3 Tiranë për humbjen e dokumentev­e të identifiki­mit, kartë identiteti, pasaportë biometrike dhe të kartës së bankës. Por prokuroria ka verifikuar se një kallëzim i tillë nuk ishte bërë ndonjëherë.

Marrë nga BIRN

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania