Gazeta Shqiptare

Moti i keq shënon viktimën e dytë në vend, gjendet i vdekur 65- vjeçari nga Korça

Bie intensitet­i i reshjeve të dëborës, ja akset problemati­ke

-

Një

tjetër person ka humbur jetën, ndërsa dyshohet se shkak është bërë moti i keq. Bëhet fjalë për Vasil Matin, i cili u gjet dje i pajetë në fshatin Çiflig të Korçës nga një banor i zonës. Mendohet se ai po shkonte në këmbë drejt Manastirit të Çifligut ku punonte si roje. Mësohet se bashkëshor­tja e viktimës kishte nisur të kërkonte për të, pasi nuk i përgjigjej në celular. Mjeko- ligjorët konstatuan se Vasil Mati kishte humbur jetën nga ataku kardiak si pasojë e temperatur­ave të ulëta. 65vjeçari është viktima e dytë si pasojë e motit të keq. Javën e kaluar, një tjetër person ishte gjetur i pajetë në rrugë për shkak të kushteve atmosferik­e. Ndërkaq,

AKSIDENTI NË DURRËS

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Durrësit, përkatësis­ht tek rruga e re e ish- Kënetës në lagjen nr. 17. Mësohet se viktimat janë dy gra dhe konkretish­t Bukurie Cufaj 56 vjeçe dhe Sabije Cufaj 38 vjeçe. Sabija është nusja e djalit të viktimës tjetër. Sipas bluve, ato janë përplasur pranë një karburanti nga një automjet tip "BMW" që drejtohej nga një 22- vjeçar, i cili është ndaluar.

reshjet e dëborës e kanë ulur intensitet­in. Akset kryesore rrugore të vendit janë të kalueshme. Por në zona të thella malore, dëbora po i mban të bllokuara rrugët e disa fshatrave. Në Jug, lëvizja e makinave bëhet pa zinxhir. Ndërsa në Veri ka probleme në disa rrugë të Kukësit e Dibrës. Sipas ARRSH- së, aksi KukësBusht­ricë kalohet pjesërisht

me zinxhir, ndërsa DomajDraj Reç vetëm me zinxhir. Në Dibër zinxhirët janë të domosdoshë­m në rrugët KubenVasij­e, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Çerenecit- Steblevë, Qafë Bualli- Krastë, Burrel- Komsi dhe Bulqizë- Fushë Bulqizë, ku erëra të forta e grumbulloj­në borën në rrugë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që ishte në këtë rajon ga- rantoi monitorim të të gjitha rrugëve dhe të kompanive që janë kontraktua­r për mirëmbajtj­en e tyre. Në Elbasan, në rrugën Librazhd- Steblevë rekomandoh­et përdorimi i zinxhirëve pasi në vendin e quajtur Shkalla e Lunikut, ku ka akull në trashësi të konsiderue­shme. Në njësinë administra­tive Orenjë, ekipet e OSHEE - së janë shpërndarë në terren për të riparuar dëmet e shkaktuara nga moti. Shtabi i Emergjenca­ve i erdhi në ndihmë një emergjencë mjekësore në fshatin Dorës. Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u ishte në Komsi të Burrelit, ku garantoi gatishmëri­në e stafit mjekësor për t'iu përgjigjur nevojave të qytetareve në këto dite të vështira. Në Krujë, tre fshatra të malësisë janë të bllokuara. Në Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës duhen përdorur zinxhirët. Herë pas here këto zona kanë probleme me energjinë elektrike, pasi dëmtohen linjat elektrike nga erërat e forta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania