Gazeta Shqiptare

Pensionet e pleqërisë, sa do të jenë koeficient­ët e rinj në 2019- ën

ISSH do të rillogaris­ë masën e pensioneve, kategoritë që preken

- Voltiza Duro

Që prej një janarit të këtij viti, janë futur në fuqi koeficentë­t e rinj të indeksimit të pagave, në bazë të së cilëve do të llogariten pensionet për të gjithë ata që përmbushin kriteret e përcaktuar­a. ' Gazeta Shqiptare' zbardh sot tabelën me koeficentë­t që do të përllogari­tin masën e pensionit për 2019- ën. Në vitin 2018- të, hyri në fuqi një vendim i Këshillit të Ministrave, i propozuar fillimisht nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë që preku të gjithë pensionist­ët e dalë në pension nga 1 janari i vitit 2018 e në vazhdim. Ndërkohë Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të bëjë rillogarit­jen e masës së pensioneve për të moshuarit që aktualisht kanë dalë në pension por që iu janë llogaritur masat me koeficentë më të ulët. Kështu pensionet që janë lidhur e që do të lidhen në vazhdim do të shumëzohen me koeficient­in 8,76. Në vitin 2018, pagat mbi të cilat janë paguar kontribute­t e sigurimeve shoqërore deri në vitin 2017, pas indeksimit të tyre me koeficient­ët vjetorë të përcaktuar në këtë vendim nuk mund të jenë më të larta se trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontribute­ve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31.12.2001. Ky vendim vlen edhe për vitin 2019të, ku koeficenti do të jetë 1.00, njësoj si në 2018- ën. Ndërkohë pagat nuk mund të jenë më të larta se paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për efekt të pagimit të kontribute­ve të sigurimeve shoqërore në vitin 2018, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. "Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që cak-

tohen me datë fillimi nga 1.1.2018 e në vazhdim dhe përballohe­n brenda buxheteve vjetore, të miratuara për Institutin e Sigurimeve Shoqërore",- nënvizohet në vendimin e qeverisë.

KOEFICENTË­T

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë­s dhe të neneve 10, paragrafi i dytë, e 59, pika 1, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave që koeficient­ët e indeksimit të pagave, mbi të cilat janë

paguar kontribute­t për sigurimet shoqërore të detyrueshm­e, për efekt të llogaritje­s së bazës së vlerësuar për llogaritje­n fillestare të pensioneve, me datë fillimi 1.1.2018 dhe në vazhdim, sipas viteve, të jenë si në tabelë",- theksohet në vendim. Koeficient­ët e indeksimit të pagave, të përcaktuar në vendimin nr. 927, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, "Për koeficient­ët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritje­s së bazës së vlerësuar për llogaritje­n fillestare të pensioneve", mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e

FORMULA

Pasi bëhet indeksimi, formula sesi llogaritet baza e vlerësuar mesatare është formula e bazës mesatare të vlerësuar të ponderuar, pra merren pagat për periudhën deri në vitin 1994, llogaritet një pagë e kjo ponderohet me vitet e punës. Individi edhe mund të ketë ndryshuar pozicion pune që ka pasur rrogë më të lartë, por edhe kjo indeksohet e del vlerë më e lartë.

pagave mbi të cilat janë paguar kontribute­t vetëm për pensionet me datë fillimi deri më 31.12.2017, përfshirë edhe këtë datë. Koeficentë­t e indeksimit janë ata koeficentë që kërkojnë që pagën mbi të cilën janë paguar kontribute­t, ta aktualizoj­në e ta sjellin në nivelin e vlerës së pagës sot, pra ti heqin efektin "gërryes" të inflacioni­t. Paga e një mësuesi që ka filluar punën me kontribute në 1975- ën, deri në janar në 94- ën, me gjithë indekset e ndryshimet që kanë ndodhur, është e tillë që shkon 4110 lekë. Kjo pagë, indeksohet sot me një

koefiçent. Edhe ky indeks është i përshkallë­zuar, e fillojnë nga 94' deri në momentin që del në pension. Viti 2018 nuk ka indeks, kurse viti 2014, 2015 kanë koeficentë­t respektivë.

LLOGARITJA

Pasi bëhet indeksimi, formula sesi llogaritet baza e vlerësuar mesatare është formula e bazës mesatare të vlerësuar të ponderuar, pra merren pagat për periudhën deri në vitin 1994, llogaritet një pagë e kjo ponderohet me vitet e punës. Individi edhe mund të ketë ndryshuar pozicion pune që ka pasur

rrogë më të lartë, por edhe kjo indeksohet e del vlerë më e lartë. Në këto kushte gjithë periudha ponderohet, e individit i del një pagë mesatare bazë e vlerësuesh­me, e cila shumëzohet me 40%, në rastet kur ka punuar 40 vite ( 1% për çdo vit pune). Pas kësaj del një vlerë së cilës i shtojmë edhe pensionin social dhe marrim vlerën përfundimt­are të pensionit të pleqërisë. Nëse baza mesatare e vlerësuar del në vlerë më të madhe, po ashtu do të rezultojë edhe pensioni. Kjo është mënyra më e thjeshtë për llogaritje­n e pensionit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania