Gazeta Shqiptare

Si do të përllogari­tet masa e pensionit të pleqërisë për 2019- ën

Shembujt konkretë bazuar në vitet e punës me kontribute dhe pagat referuese Kriteret dhe dokumentac­ioni që duhen plotësuar

-

Për të përfituar pen sion pleqërie individi duhet të bazohet te kriteret, mosha dhe vitet e punës me kontribute. ' Gazeta Shqiptare' publikon sot dokumentac­ionin që duhet të dorëzojnë të interesuar­it që dëshirojnë ta përfitojnë këtë pagesë. Domosdoshm­ërisht individi duhet të ketë dokumentin që vërteton moshën, e cila duhet të jetë mbi 60 vjeç e 10 muaj për gratë e mbi 65 për burrat. Tashmë është më e thjeshtë për ta verifikuar vërtetësin­ë e moshës, pasi vetë ISSH ka akese mbi regjistrin themeltar të shtetasve. Megjithatë, qytetari duhet të dorëzojë një fotokopje të kartës së identiteti­t, e në rastet kur pretendon të marrë kompensime të tjera që i bashkëngji­ten pensionit, duhet të dorëzojë edhe dokumente të tjera si certifikat­a familjare për të verifikuar pjesëtarët e familjes. Kur individi mendon se ka 40 vite punë, duhet të paraqesë librezën e punës dhe dokumentin që vërteton pagat që ka marrë nga 1 janari i 1994 e deri më sot. Për të gjithë ata që kanë punuar pas 1 janarit të vitit 1994 e deri më sot, listëpages­at janë grumbullua­r në arkivin e sistemit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore që funksionon edhe sot. Ndërsa për periudhat kur individi ka punuar para vitit 1994, shërben libreza e punës dhe nuk është e nevojshme të sjellë vërtetime page. Kur individi humb librezën e punës, ai duhet të paraqitet pranë ISSH- së, madje edhe në rastet që ende vazhdon të punojë me kontribute. Në këtë rast, personi bën një kërkesë deklarativ­e në të cilën jepen të dhënat individual­e të personit, paraqitet historiku i të gjitha punëve që ka bërë i siguruar. Dhe pas kësaj duhet të shpjegojë që vetë personi të fjalë kërkon të pajiset me një dokument të ri ku të konfirmohe­n të gjitha vitet e punës që individi ka kryer. Organet e sigurimeve shoqërore, janë të detyruara ta marrin kërkesën deklarativ­e dhe të vënë në dijeni qytetarin që duhet të presë jo më shumë se 60 ditë, derisa të bëhen të gjitha verifikime­t e nevojshme mbi të gjitha punët që ka bërë personi. Dokumenti, pra libreza e punës mund të vlerësohet si e pasaktë në ato raste kur ka ndërhyrje, falsifikim datash, korrigjime vulash apo dublikatë libreze. Në momentin kur ka dublikatë të librezës së punës me siguri ka një "ngërç" e men- jëherë duhet të verifikojn­ë regjistrat themeltarë, borderotë, apo listëpages­at që të vërtetojnë faktin që individi ka qenë realisht në marrëdhëni­e pune.

FORMULA E LLOGARITJE­S

Formula e përllogari­tjes së pensionit të pleqërisë është: Pension social ( bazë) plus një shtesë që është 1% për çdo vit sigurimi, për çdo vit punë, të bazës mesatare të vlerësuar për gjithë periudhën që individi ka paguar kontribute­t. Një qytetar që ka filluar punën në vitin 1975 deri në 2018- ën, pa ndërprerje, pra ka 43 vite pune me kontribute. Pensioni do të llogaritet nga viti 75' kur individi ka filluar punë për herë të parë, deri në 2018ën me pagat që ai ka gëzuar. Këto paga referuese i shërbejnë individit nga dita që ka filluar punë deri në 31 dhjetor të 1993- it e këto paga kanë koeficentë­t e vet të indeksimit. Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucio­ne dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritje­n e

PERLLOGARI­TJA

Formula e përllogari­tjes së pensionit të pleqërisë është: Pension social ( bazë) plus një shtesë që është 1% për çdo vit sigurimi, për çdo vit punë, të bazës mesatare të vlerësuar për gjithë periudhën që individi ka paguar kontribute­t. Një qytetar që ka filluar punën në vitin 1975 deri në 2018- ën, pa ndërprerje, pra ka 43 vite pune me kontribute. Pensioni do të llogaritet nga viti 75' kur individi ka filluar punë për herë të parë, deri në

2018- ën me pagat që ai ka gëzuar.

bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuar­a me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ishkoopera­tivat bujqësore, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ish- punonjës i institucio­neve apo ndërmarrje­ve shtetërore dhe ish- anëtar i kooperativ­ave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësu­ar apo ekonomikis­ht aktiv pas datës 01.01.1994. Për efekt të llogaritje­s së pensioneve me datë fillimi pas 1.1.2016 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994 si edhe mbi pagat individual­e mbi të cilat janë paguar kontribute­t sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2015, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2015 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficient­ët e indeksimit sipas viteve përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Koeficient­i i indeksimit para vitit 1994, aktualisht është 8.59.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania