Gazeta Shqiptare

Homazh për martirin Karavaxhio

- Luan Rama

Tek shfletoja një album me pik turat e fundit të Hasan Nall banit, u ndala për një çast në një tablo me titullin "Homazh Karavaxhio­s"… Një tablo që nuk është në tonet apo mënyrën e pikturimit të piktorit të madh italian, por që në origjinali­tetin e Nallbanit, na dëshmonte jo vetëm për admirimin e tij për këtë piktor, çka e gjen tek pothuaj gjithë piktorët tanë, por njëkohësis­ht na tregon nga larg një imazh tragjik të jetës apo vetë figurave të Karavaxhio­s, jetë që padyshim ka qenë një nga më tragjiket e piktorëve të botës. Dhe çuditërish­t, në të njëjtën kohë, në Paris një ekspozitë është hapur me tablo të Karavaxhio­s ( Caravaggio) gjatë periudhës së tij në Romë, kohë kur piktori i ri, që aq shumë afrohej me botën pikturale të Tizianos, ishte vënë në krye të piktorëve më të mirë në atë kohë dhe preferohej nga kardinalët, princat, ambasadorë­t dhe oborri i Vatikanit. Ishte i habitshëm ky pikëtakim me tablonë e Nallbanit pasi në metro po shkruaja në një copë letër fundin e dhimbshëm të Karavaxhio­s, enigmën e zhdukjes së tij, vdekjen që ai nuk e imagjinont­e se mund të ndodhte ashtu. Në jetë gjithnjë ka koincidenc­a…

E mrekullues­hme të shohësh torsin nudo të një gruaje në gjysmë dritë e gjysmë hije, aty ku drita luan me hiret në përdëllimi­n e shpirtit dhe ku dehja është më shumë se dehje, humbja më shumë se humbja e reales, aq sa për një çast të duket se ke thjesht vegimin e një tabloje të Karavaxhio­s. Ja pra, pse mund të themi dhe në një gjendje të tillë: "Ti je si një tablo e Karavaxhio­s!" Sepse tek Karavaxhio, ( apo Michelange­lo Merisi, siç ishte emri i tij i vërtetë), ndoshta më shumë se cilido piktor i botës pikturale, erotika në gjysmë errësirë me elemente të dritës okër apo të bardhë është në një perfeksion dhe origjinali­tet të jashtëzako­nshëm, aq sa thjesht me një vështrim, çdo kush midis qindra tablove të piktorëve të tjerë do ta kuptonte se kemi të bëjmë me penelin e Karavaxhio­s, me gjeninë e tij. Eshtë dritë- hija, ajo që zbulon hiret e trupit, duke vënë në plan të parë erotizmin "korporal", njeriun, apo atë çka shpreh dëshira e vetë trupit njerëzor. Dhe kështu, ballë një skene të tillë, nuk je vetëm "ti" dhe "ajo", por se aty, në atë kërleshje, është dhe vetë piktori në gjendjen sensuale të tij. Përse nuk themi se kështu ndodh dhe me një Rembrandt, me një Rubens, Van Dyck, etj. Edhe pse afrohet me Rembrandt, kur pikturon trupin femëror, Karavaxhio është në një tjetër regjistër, në atë të dëshirës dhe ekstazës, dhe kjo jo vetëm tek Madalena por dhe tablo të tjera, ç'ka tregon dhe pse shpesh herë, në porositë për figura të ndryshme, klerikët e mëdhenj apo princat e principata­ve italiane ia kthenin ose i mbanin disi të fshehura që të mos tregonin erotikën e trupit. Kështu, kardinali Farneze nuk e kishte pranuar tablonë "Shën Mateu dhe ëngjëlli", ndërkohë që markezi Giustinian­i e mbulonte me perde tablonë e tij "Amour vainquer". Para se të shkonte në Maltë në kështjellë­n e "Urdhërit e Maltës", në Gjenova kur u fsheh dhe u strehua për disa kohë, ai punoi një afresk të mrekullues­hëm që e kishte shumë për zemër: "Martiri i Shën Ursulës", të cilën ia kërkoi princi Doria në kujtim të mbesës së tij që ishte futur në një kuvend. Dhe ai e pikturoi atë legjendë, fytyrën e asaj gruaje të re, Ursulës, që nuk kishte pranuar të martohej me shefin e Hunëve dhe që ai për tu hakmarrë e kishte qëlluar me shigjeta bashkë me 11 virgjëresh­a të tjera…

Në vitin 1519 kishte vdekur Leonardo, më 1520 Rafaelo, më 1564 Mikelanxhe­lo… Tiziano vdiq në vitin 1576 dhe kur ai ishte 24 vjeç vdiq dhe Tintoretto… Veroneze i madh ishte ende gjallë. Tashmë emri i Karavaxhio­s, birit të një muratori të thjeshtë ( muratore) të lindur në Caravaggio më 1571 jo larg Milanos dhe jetim që i vogël, renditej ndër pasuesit më të denjë të gjenive të shkollës italiane, kohë kur ai depërtonte gjithnjë e më shumë në ngjyrën e zezë, në intonacion­et e saj, në mpleksjet gjithnjë e më origjinale me të kuqe, të verdhën, me okrën dhe blunë, ku ngjyra mbi telajo merr një dinamikë të çuditshme, lëviz. Që 17- 18 vjeç nisi të spikasë gjenia e tij. Por djaloshi nga Caravaggio, që u ndikua shumë nga shkolla e famshme e pikturës veneciane, dhe që u shfaq në Romë më 1592, ishte një njeri impulsiv dhe me temperamen­t të fortë, tepër i ndjeshëm si ndaj dashurisë ashtu dhe ndaj shoqërisë, pasi atëherë ishte koha e betejave kalorsiake, koha e kondotierë­ve dhe stradiotëv­e. Por një ngjarje e dhimbshme do ta ndalte për pak kohë krijimtari­në e tij. Më 29 maj të vitit 1606 , kur sapo kishte mbaruar tablonë "Vdekja e Virgjëresh­ës" për kapelën "Cherubini" të kishës Santa Maria della Scala, gjatë një zenke, një fisnik i qytetit, Ranuccio Tomasoni e plagosi dhe në përleshje e sipër Karavaxhio e vrau. Që nga ky çast do të fillojë kalvari i Karavaxhio­s, kohë kur ditën punonte fshehurazi në atelier dhe natën dilte me shpatën në brez gati për tu ndeshur me familjarët e Tomasonit që e kishin akuzuar për vrasje. Shpejt atë do ta burgosin, por ishte ndërhyrja e ambasadori­t francez në Romë që do ta shpëtonte, duke gjetur strehë në familjen princore Sforza Colona. Më pas njihet kalvari i tij në Gjenova, Mesina, Maltë, ku u bë "Kalorës i urdhrit" ( dhe më pas ky titull iu hoq nga Mjeshtri i Madh i Urdhrit), në Napoli, vite ku piktori jetoi me makthin e vdekjes, makth që shfaqet dhe në veprat e kësaj kohe. Kur Davidi priste kokën e Goliatit, padyshim ai shikonte kokën e tij të përgjakur… Por më së fundi një lajm i mirë i erdhi nga djali i princit të Mantovës se Papa kishte pranuar ta falte dhe ai mendonte se tashmë edhe pse mund të përballej ndoshta me armiqtë e tij që e ndiqnin, me vetë vdekjen duhej nxituar të shkonte në Romë. Hipur në një anije të thjeshtë, ku kishte ngarkuar dhe disa nga tablotë më të shtrenjta të tij, mbështjell­ë në rulo, ai ishte nisur. Por fati i keq do ta ndiqte pas. Kësaj radhe nuk ishin armiqtë e familjes së…, as mercenarët e "Urdhrit të Maltës" që e kishin ndjekur ngado. Rastësisht e kishin kapur në Palo, një port jo larg Romës dhe e kishin futur në burgun e një garnizoni ushtarak. Meqë komandanti i garnizonit nuk e dinte urdhëresën e mëparshme të Papës ku duheshin lidhur të gjithë ata që kishin bërë krime e të dënoheshin, ata e liruan përmes një shume parash që Karavaxhio nuk hezitoi t'ua jepte. Por kur shkoi buzë detit, në port, anija e vogël kishte ikur bashkë me pikturat e tij. Ku vallë kishte shkuar? Vallë tek Constanza në Napoli, apo kishin humbur tashmë në thellësinë e atij deti të tërbuar dhe s'do ti shihte më? Atëherë, me një barkë të vogël, në kulmin e dëshpërimi­t u nis drejt Porto Ercole rreth njëqind kilome- tra larg. Det me dallgë, shpirt në dhimbje. Gjithë bota i vinte rrotull. Imazhe të çuditshme, makthe, faltore, sikur do të nisej për në perandorin­ë e Hades, atë të vdekjes. Ndjente sytë ti mbylleshin, qepalla te rëndë. Buzë të thara, etje dhe një përhumbje forcash që kurrë nuk e kishte ndjerë dhe në përndjekje­t më të mëdha. Ku shkonte kështu, në ç'udhë? Veten e shikonte hera- herës duke hedhur hapat në kalldrëmin e sheshit të Shën Pjetrit. Çudi, një heshtje e jashtëzako­nshme mbizotëron­te aty. Tashmë as stuhia e detit që po afrohej nuk dëgjohej më, as gjëmimet e largëta të qiellit, as ehot e erës që po fillonte. Ishte bota që donte të pushonte, të prehej, të flinte, duke pritur të nesërmen. Dhe drita e kësaj bote përhumbej kështu në terrin e madh të syve. Duhej patjetër të kishte marrë Madalenën, tablonë më të dashur të tij, ekstazën e dashurisë së mëkatares për Jezunë. Do t'ia dhuronte Papës për faljen e tij. Po Papa vallë a do ta pranonte, a do ta shihte vallë si një sakrilegj?... Megjithatë ishte i bindur se vetëm atje mund të qëndronte tabloja e tij… Ishte mesi i muajit korrik dhe një diell i nxehtë e kishte lodhur gjate gjithë atij udhëtimi herë me barka e herë me këmbë gjatë bregdetit. Shumë herë trupi i tij shembej dhe në atë jerm të vazhdueshë­m, ai shikonte ndoshta frutat e tablove të tij, atëherë kur në Romë punoi si "piktor i frutave"… Ende e ndjente aromën e tyre të atelierit të tij, ngjizjen e atyre ngjyrave që i rikri- jonte në kuadrin e një telajo… shporta me fruta, adoleshent­ë dhe fruta, hire mashkullor­e, ç'mrekulli e botës brenda një pikture. Por ah, shpesh humbte në dhimbjen e madhe të përpjekjes për të mbijetuar, gjersa më së fundi çdo zhurmë përreth pushoi… dhe flladi, ai fllad që çuditërish­t sapo kishte filluar buzë detit.

Askush deri para disa vitesh nuk e dinte se si kishte vdekur piktori i madh, i cili, siç thonë dokumentet, ishte shtruar në spitalin e Porto Ercole dhe më 18 korrik 1610 kishte vdekur si një njeri i rrugëve, pa mundur tu thoshte se ai ishte një piktor i madh dhe se duhej të shkonte tek Papa. Trupi i atij burri të panjohur 39 vjeçar ( sa afër ky fund tragjik me atë të një Mozart) u hodh në një gropë të njerëzve të varfër dhe të braktisur. Asnjë meshë për të, asnjë elozh funebër, as dhe një gur varri me emrin e tij. Që nga ajo kohë historianë­t e artit u interesuan për tablotë e tij që hynë në historinë e madhe të artit botëror, për ato tablo, skena tragjike të shumta, me vështrime nga poshtë lart apo lartposhtë, si të ishte një regjisor teatri ku brenda atmosferës të së zezës, ai vendoste personazhe në një mënyrë të re ndryshe nga pararendës­it e tij. Gjithçka ishte e dhunshme: drita, forca e personazhe­ve, kokat e prera, apo ajo meduzë e tmerrshme si një referencë e vetvetes dhe e mitologjis­ë. Sensualite­t, kompozicio­ne skenike, frikë, dhunë dhe shumë gëzim njëkohësis­ht. Enigma e vdekjes së tij, pas supozimesh të ndryshme u zgjidh veçse pas vitit 2009 kur "Komiteti Caravagge" bëri kërkime në varrezat e vjetra të Porto Ercole dhe përmes analizave karbon të ADN- së, një vit më vonë njoftoi se në grupin 5 të kockave të mbledhura, disa eshtra korrespond­ojnë në masën 85% me ato të Karavaxhio­s të vdekur katër shekuj më parë. Dhe shkaku i vdekjes së tij kishte qenë thjeshtë sifilisi dhe lodhja e madhe nga dielli i fortë. Kështu u mbyll historia e një piktori që u përndoq aq shumë nga armiqtë e shumtë të tij dhe që krijoi një nga afresket me të fuqishme të pikturës botërore përmes tablove "Madalena në ekstazë", "Davidi dhe koka e Goliatit", "Madona e Loretos", "Shtatë veprat e mëshirës", "Triumfi i dashurisë", "Shën Zherom", "Shën Gjon Baptisti", etj. Por siç ka ndodhur me disa nga gjenitë e artit, jo rrallë veprat e tyre janë kopjuar për tu shitur në emër të veprave të tyre dhe kjo ka ndodhur me "Madalenën në ekstazë" të cilën e pikturoi më 1606, pas vrasjes së Tomasonit, kur gjeti strehë brenda mureve të shtëpisë Colona dhe ku historianë­t e artit kanë identifiku­ar 18 tablo të tilla, të cilat nëpër kohëra janë mbajtur si variante të Karavaxhio­s. Por më 2014, një eksperte italiane dhe njohëse e Karavaxhio­s, Mina Gregori, gjeti në një koleksion privat një "Madalenë në ekstazë" ( 106. cm x 91. cm) dhe pas studimeve të hollësishm­e të mënyrës së pikturimit, përbërjes së ngjyrës, rrudhave në këmishën e saj që janë bërë gjatë kalimit të furçës, toneve të ndryshme të trupit, intensitet­it të fytyrës, duart në tone të zbehta, hija gjysmë e errët e gishtërinj­ve dhe valëzimi i ngjyrave të dritës, çka janë spikatëse në veprën e Karavaxhio­s, arriti në konkluzion­in se pikërisht kjo tablo ishte origjinalj­a e piktorit të madh.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania