Gazeta Shqiptare

Tadeusz Rózewicz: Poeti që shkroi në prag të heshtjes

-

"rënien e lotëve në bursë", siç e ndeshim në një nga poemat e vona të Ruzeciç- it.

Poezitë e këtij autori të shquar, mes të shquarve të tjerë të poezisë polake të shekullit XX, vijnë për herë të parë për lexuesin shqiptar nga "Botimet POETEKA" si fryt i bashkëpuni­mit me përkthyesi­t Astrit Beqiraj e Ben Andoni dhe me mbështetje­n e Institutit Polak të Librit dhe të Ambasadës së Polonisë në Tiranë.

Përveç poezive, të qëmtuara me kujdes dhe që përfaqësoj­në faza të ndryshme të krijimtari­së së këtij autori, botimi "Tadeusz Rozewicz - Përmbledhj­e poezish" shoqërohet edhe nga dy tekste që vihen në ndi- sobës pas gjashtë ditësh punë dhe vëllai, të cilit i dërgon një kartolinë me ujvarë.

Por më dukshëm elementet biografikë shpalosen në formë rrëfimi te "Nëna niset". Ky tekst ndërtohet si ditar, pjesë e të cilave janë kujtimet, copëza bisedash të kapura në ecje dhe diku edhe disa vargje nga ajo që quajmë poezi. Tekst shfaq para lexuesit pamjet e konvertimi­t. Një fëmijë me nënë thellësish­t fetare, e lindur hebreje në besim, që bëhet pjesë e komuniteti­t katolik.

Mbi të gjitha këto rri figura e Zotit të plotfuqish­ëm, qe nuk qesh, që "përzien hidhësinë me ëmbëlsinë" dhe që "i pikturuar aq keq, rri varur pa shpresë mbi mur", siç e shohim në poezinë "Gështenja.

Me fjalë të kursyera vijnë fakte që, përtej përgjithës­imit, mund të trajtohen edhe si vargje autobiogra­fike mbi jetën jashtë mjediseve urbane të familjes së poetit. Prej atyre ai mësoi se e Keqja ekziston njëlloj si e Mira dhe se individi jeton jo vetëm mes koncepteve religjioze, motivet e së cilave gjenden dendur në krijimtari­në e hershme të Rozewicz- it, por edhe midis humanes dhe çnjerëzore­s së krijuar nga vetë njeriu.

Si poet Rozewicz- i u rreshtua me ata që shpërfilln­in atë çka pjesa më e madhe e njerëzve e mendonin si "poetike". Ai zgjodhi gjuhë të thjeshtë dhe një teknikë të gjerë moderniste për të kërkuar imazhet e përfundime­ve më të errëta.

Në këtë kontekst, poezia "tepër të thjeshtë", e Tadeusz Ruzeciç- it ka stil prej asketi, me mënyra shprehjeje që mund ta kuptojë edhe fëmija. Tekstura e zërit nuk ishte fort ndryshe nga ato që gjejmë edhe tek poetë të tjerë të brezit të tij, Zbigniew Herbert , i njohur për të ashtuquajt­urën "disidencë estetike" apo dy qendrat e tjera të poezisë polake Czes? aw Mi? osz dhe Wis? awa Szymborska. Poezia e këtij brezi i kishte shpallur luftë retorikës patetike, duke artikuluar atë mënyrë ligjërimi që kuptohej mes rreshtash.

Ndërsa Herbert- i cilësohet si poet anti regjimit, por i sofistikua­r, vargjet e të cilit, sidomos me Zotin Cogito, nuk dalin haptazi kundër dogmave e klisheve politike, te Ruzeciç- i gjuha poetike ështe publike, e pamëshirsh­me dhe e drejtperdr­ejtë, ndonëse vargjet e tij janë plot dhimbje. Gjuha e poezive të Tadeusz Ruzeciç- it përputhet me personalit­etin e shpërbërë njerëzor, me gjendjen e njeriut të çliruar, por të humbur mes botës formale e të zvetënuar.

Këto tipare vihen re sidomos në poezitë ku ka një grua apo një fëmijë, "të vetmit banorë qiellorë mbi tokë", siç quan poeti te "Regio" apo fëmijët e mëvonshëm, "lindur pa dhimbje në klinika, pjekur në diskoteka çjerrë nga drita artificial­e dhe tingujt me gojët hapur para ekraneve TV, që nuk dinë të bisedojnë me pemët", siç përshkruhe­n te Prerja e drurit.

Kulm i padyshimtë i krijimtari­së së tij është poezia "Gërsheti":

Pasi të gjithë ngarkesës së grave ia rruan kokat katër të ngarkuar me fshesa degë mështeknas­h pastrojnë dhe mbledhin tok flokët

Pas xhamave të pastër dergjen flokët e kufomave të mbytur në dhomat e gazit në këtë floknajë plot gjilpëra me kokë dhe krehra Floku nuk goditet përmes dritës as nuk lëviz dot prej puhisë s'mund ta prekë ndonjë dorë as shiu apo buzët

Brenda gjokseve të mëdha retë e flokëve të thatë të atyre që u mbytën qëndron një gërshet i venitur

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania