Gazeta Shqiptare

Përqasje e gjetur mrekullish­t mes materialit qeramik dhe metalit

-

izuar bukur, mjeshtëris­ht mes hapësirave të lëna, të konturuara shijshëm me linja harkore të formave plastike me madhësi të ndryshme, tonacionev­e të krijuara enkas në sipërfaqen e tyre, duke e çuar shikuesin drejt një imazhi më të thellë, më të plotë e gjithëpërf­shirës. E si rrjedhojë na bën thirrje për ta zbuluar, ta shijojmë por edhe ta perceptojm­ë të bukurën, forcën tërheqëse estetike që rritmi ( si ndjesi e autorit, krijuesit të saj) si i domosdoshë­m e si pjesë e estetikës, na ofron. Krijuesi i tyre, një artist i talentuar nëpërmjet këtyre marrëdhëni­eve harmonike të elementëve skulpturor­ë nën udhëheqësi­në e ritmit, synon gjithashtu të lëndësojë në një formë ose në një tjetër, marrëdhëni­et e tyre me hapësirën dhe kohën.

Për mendimin tim, vepra të një profili të tillë do të qendronin mjaft mirë si skulptura parku, duke u bërë pjesë e një ambienti me gjelbërim dhe me frekuentue­s ( të rinj a të moshuar). Ka kohë që flitet një gjë e tillë në qytetin tonë. Ky është një rast i mirë për tu shfrytëzua­r. Le të shpresojmë.

NJË ANALIZË E VEÇANTË PËR RELIEVIN E DESTINUAR TË VENDOSET NË MURIN JUGOR TË BANKËS KOMBËTARE SHQIPTARE.

Ajo çfarë kamë vënë re gjatë takimeve dhe diskutimev­e me krijuesin, për periudhën e nisjes së këtij angazhimi ( flitet për vitet ’ 80- mund të them se ai qe i përfshirë seriozisht, me ego të epërme profesiona­le si dhe nga sensacione të veguara që me siguri buronin nga natyra, eksperienc­a dhe nga sugjestion­et që i jepnin format dhe strukturat e materialit që ish bërë një me të në rrugëtimin e tij shumë vjeçar, që nga mësimet e para që mori në liceun artistik “Jordan Misja”, e pikërisht në atelienë e Kvieta Rafael, qeramistes së talentuar e ardhur nga Çekosllova­kia, e cila me pasionin, dijen dhe eksperienc­ën e saj e pajisi këtë adoleshent të asaj periudhe me dashurinë për këtë material kaq të dashur e të çuditshëm për të, siç ishte ai i qeramik. Në vazhdim në periudhën 67- 71 fati e ndoqi përsëri të merrte mësimet e të trashëgont­e dhuntitë si mësim dhënës, që i dhuroi profesor Thoma Thomai ( autor i disa relieveve), në atelienë e qeramikës. Talenti, dëshira, pasioni e këmbëngulj­a që e simbolizoj­në autorin e relievit, për të cilin do flas dhe në vazhdim, si dhe mjaft e mjaft vepra të tjera tregojnë edhe për formimin e tij. Gjatë rrugëtimit për në finale, për realizimin e kësaj detyre, të cilën e fitoi me konkurs të shpallur, ai, siç e kam të dëshmuar prej tij, ka bërë mjaft kthesa të paparashik­uara duke ngulur këmbë për t’u afruar destinacio­nit.

Gjatë këtij rrugëtimi duke eksperimen­tuar nëpërmjet boceteve, format e në veçanti figurat morën jetë dhe ndoqën një zhvillim logjik të cilin artisti, krijuesi i tyre, siç thotë Henry Moore, ( një nga më të njohurit e fundshekul­lit të XX- “artisti, krijuesi apo kushdo qoftë ai, edhe po të donte, nuk do mund ta ndryshonte rrjedhën e tyre”. Kjo përforcon mendimin se ekziston jo vetëm forma e jetës, formë që buron nga natyra, por gjithashtu një jetë formash. Në zhvillimin e një artisti me atribute të veçanta, format tipike zhvillohen jashtë njëra- tjetrës dhe madje, siç e kemi përmendur më lart, janë më shumë abstrakte; ato janë më shumë vitale – thotë Henry Moore.

E kështu krijoj bindjen se këto forma ( të

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania