"E lagu s'e lagu" i sotëm politik

Gazeta Shqiptare - - Pensionet E Pleqërisë -

ekonomike, përpara gjithshkaje tjetër. Udhëheqja e Organizatës për Sigurimin në Evropë( OSBE) nga Shqipëria një vit më vonë nuk është se do të na sjellë vende të reja pune. Sigurisht imazhi i vendit do të rritet, por ne duam zgjidhje ekonomike sot. Të 700 milionë eurot e katër rrugëve të reja të kontraktuara gjatë vitit 2018 ndoshta edhe mund të mos përzgjidheshin nga kjo qeveri që sot kemi mbi krye. Prandaj ngrejmë pyetjet: a mund të priste rruga ThumanëVorë me vlerë 250 milionë euro? A mund të priste edhe disa vjet rruga Milot- Balldren me vlerë 100 milionë euro? Nuk kemi deri tani rrugë për të shkuar në Vorë dhe në Balldren? Kemi, si jo, madje jo vetëm një. Sikur gjysma e këtyre parave, 175 milionë euro të ishin investuar në bujqësinë dhe turizmin tonë, në vend të rreth 950 vendeve pune për punëtorë sezonalë që këto rrugë do të hapin si kantiere ndërtimi derisa sa rrugët të bëhen, do të kishim 15 mijë vende të reja të përhershme pune në bujqësinë për treg dhe eksport dhe në turizmin e detit, si dhe në atë rural dhe malor. Dhe nuk i kemi, pse kjo qeveri ka zgjedhur të bëhet njësh me oligarkët. Ka zgjedhur t'u marrë para borxh ne dhe fëmijëve tanë për sot dhe për 10 e 20 vite të tjera, nëpërmjet kontratave partneritet publik- privat ( PPP), që po rrisin detyrimet e Buxhetit të Sh- tetit kapicë vit pas viti. Dhe për asgjë nga këto probleme themelore tonat dhe si mund të zgjidhen ato nuk po dëgjojmë të flitet sot. Ose të ngrihet i ashpër diskutimi, duke kërkuar që këto kontrata vrasëse të së ardhmes sonë ekonomike të kthehen mbrapsht, sikurse ndodhi me institucionin e protestës studentore në dhjetor 2018, i cili ktheu mbrapsht tarifat për provimet e studentëve përsëritës dhe përgjysmoi tarifat rrjepëse për 129 mijë studentë të arsimit tonë të lartë publik. Jo, ne këtë vit e kemi filluar me emërime dhe ç'emërime ministrash. Sikur një ministër i ri apo i vjetër do të na hapë më shumë vende pune apo të na sjellë më shumë investime të huaja, për t'u punësuar më shumë! Prandaj dhe "e lagu, s'e lagu" i emërimeve apo ç'emerimëve, të ngritura në qiell nga media të eksituara në personalizime politikash bosh që vetëm na kanë përmbytur me diskutime mjerane, po kontribuon në largimin nga vëmendja e politikës dhe e qeverisë tek problemet dhe hallet e mprehta që po kalojmë. Kështu përballohet edhe më lehtë ngjarja e rëndë e falsifikimit të dokumenteve në dy tendera shtetërorë me vlerë 30 milionë euro, një kapje e përbindshme e shtetit tonë, për të cilën duhet të përgjigjen deri më një ideatorët e saj. Kush i fryn "e lagu, s'e lagu"- t të diskutimeve politike të sotme, thjesht qetëson këtë plagë të stërmadhe në padrejtësitë e bëra me tenderat publikë shqiptarë këto 26 vitet e fundit, e cila duhet të rrjedhë gjak dhe të mos mbyllet si shumë simotra të saj, për të nxjerrë lakuriq aventurierët publikë me paratë e shqiptarëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.