Certifikata e Cakajt, drejtori i DSIK i kalon kompetencat te vartësi

E drejta e firmës i kalon drejtorit të Drejtorisë së Vetingut

Gazeta Shqiptare - - Zgjdhjet Vendore -

Ditët e fundit Drejtoria e Sigurimit të Infor macionit të Klasifikuar ( DSIK) që vepron në varësi të kryeministrit Edi Rama, është vënë në qendër të akuzave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta si dhe të opozitës. Shkak është bërë pikërisht dhënia e certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn, i propozuar nga kryeministri Rama për të qenë ministër i Jashtëm. Madje, Presidenca dhe opozita duke pretenduar se DSIK ka shkelur ligjin duke bërë një verifikim të figurës së Cakajt brenda 24 orëve, kanë kërkuar edhe nisjen e një hetimi parlamentar, për të parë nëse janë zbatuar hapat ligjorë në këtë rast ose jo. Por në kulmin e këtij debati, drejtori i përgjithshëm i DSKI- së, Dorian Tola ka vendosur që të heqë dorë nga kompetenca dhe e drejta për të firmosur certifikatat e sigurisë. Nëpërmjet një urdhri të publikuar në Fletoren Zyrtare, Dorian Tola i kalon një prej vartësve të tij një sërë kompetencash, përfshi edhe atë për lëshimin e certifikatës së sigurisë. Më konkretisht, nëpërmjet këtij urdhri, Tola bën delegimin te Mark Ndreca me detyrë, drejtori i Drejtorisë së Vetingut dhe Sigurimit Industrial, të kompetencave që lidhen me procedurat e verifikimit të sigurisë së individëve që aplikojnë për CSP dhe operatorëve ekonomikë që aplikojnë për CSI. Nëpërmjet këtij urdhri Dorian Tola autorizon Mark Ndrecën të firmosë shkresat drejtuar autoriteteve verifikuese për verifikimin e sigurisë, si dhe të firmosë shkresat me të dhënat e operatorëve ekonomikë të certifikuar përshtatshmërish drejtuar autoriteteve kontraktore. Po ashtu, nëpërmjet këtij urdhri Ndreca merr kompetencën që të firmosë shkresat për përditësimin e rekordeve të operatorëve ekonomikë të certifikuar përshtatshmërish, drejtuar

autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë, si dhe të firmosë shkresat përcjellëse për dërgimin e CSP tek institucionet shtetërore. Në bazë të urdhrit të nxjerrë, ky delegim kompetencash do të zgjasë për gjatë gjithë vitit 2019, ndërsa vetë Ndreca përcaktohet

se nuk mund t'i delegojë këto kompetenca te të tjerët. Nuk dihet nëse ky urdhër ka të bëjë me debatin që është krijuar ditët e fundit apo jo, megjithëse ai ka dalë pikërisht në ditën kur Presidenti Meta publikoi kërkesën drejtuar Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor për vep-

URDHRI

Dorian Tola autorizon Mark Ndrecën të firmosë shkresat drejtuar autoriteteve verifikuese për verifikimin e sigurisë, si dhe të firmosë shkresat me të dhënat e operatorëve ekonomikë të certifikuar përshtatshmërish, drejtuar autoriteteve kontraktore.

rimtarinë e DSKI- së dhe procedurat e ndjekura prej saj në rastin e pajisjes me certifikatë sigurie të Gent Cakajt. Në një deklaratë për mediat, DSKI sqaroi se pajisja me certifikatën e sigurimit të personelit për Gent Cakajn është kryer në përputhje të plotë me kërkesat e

legjislacionit në fuqi. "Verifikimi i sigurisë për z. Gent Cakaj është kryer i plotë, me përparësi dhe në përputhje me detyrimet ligjore. DSIK administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit; SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ( AKI), si i vetmi Autoritet Verifikues i Republikës Kosovës, ( pasi z. Cakaj mban edhe shtetësinë e Kosovës, krahas shtetësisë shqiptare). Referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për z. Gent Cakaj nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së

paraqitur nga MEPJ", - thuhej në deklaratën e DSKI- së për këtë rast. Gjithashtu, ajo shtoi se nga procesi i verifikimit të sigurisë të Gent Cakajt nuk ka rezultuar asnjë rrethanë ligjore, sipas së cilës DSIK ka qenë e detyruar për të kërkuar informacion shtesë, apo për të shtrirë verifikimet e sigurisë në vende të tjera si Hungaria e Belgjika, të cilat gjithsesi janë vende anëtare të NATO dhe BE. Po ashtu, ky institucion bëri të ditur se procedurat e verifikimit të sigurisë janë ndjekur me angazhim maksimal brenda afateve kohore të parashikuara.

Drejtori i përgjithshëm i DSKI- së, Dorian Tola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.