Balla: Opozita po bllokon votën e shqiptarëve në diasporë

Gazeta Shqiptare - - Zgjdhjet Vendore -

Partia

Socialiste ka mbledhur në Athinë asam blenë e degëve të saj në të gjithë Greqinë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla; kryetarja e PS- së së Tiranës, Blerina Gjylahmeti dhe ministri i ri i Bujqësisë dhe sekretari elektoral, Bledi Çuçi. Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, duke folur në lidhje me përgatitjet elektorale u shpreh se PS ka filluar tashmë organizimet për fitimin e zgjedhjeve vendore. Kreu i grupit të PS tregoi ambicien e partisë së majtë për të fituar në të 61 bashkitë, ndërsa akuzoi opozitën për bllokim të reformës zgjedhore. Sipas tij, ndryshimet ligjore që ka paraqitur PS garantojnë votën e shqiptarëve që janë jashtë Shqipërisë, ndërsa theksoi se opozita nuk pranon t'i votojë ato. "Kemi filluar tashmë organizimin elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit. Jemi e vetmja parti në Shqipëri që garon për të fituar në 61 bashkitë. Asambleja ka përgatitur një strukturë organizimi të re. Për fat të keq opozita ka bllokuar Reformën Zgjedhore, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Do bëjmë gjithçka që në zgjedhjet 2021 të votoni edhe ju këtu dhe kudo në botë", - tha Balla në asamble.

Asambleja e PS- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.