Gazeta Shqiptare

Krijohet struktura për negociatat me BE- në, “përjashtoh­et” opozita

Komiteti Shtetëror për Integrimin do jetë organi më i lartë dhe drejtohet nga Rama Në asnjë nga organet e reja nuk ka përfaqësue­s të minorancës

-

Shqipëria pret në qershor një vendim pozitiv nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it. Ndaj, për t'i paraprirë asaj që do vijë pas këtij vendimi, qeveria shqiptare ka miratuar edhe krijimin e një strukture të posaçme shtetërore, përgjegjës­e për zhvillimin e negociatav­e dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo strukturë ka si qëllim realizimin e procesit të shqyrtimit të përafrimit dhe të vlerësimit të legjislaci­onit të brendshëm me acquis të Bashkimit Evropian, përcaktimi­n dhe hartimin e qëndrimeve negociuese të Republikës së Shqipërisë për secilin kapitull të acquis të Bashkimit Evropian, si dhe negocimin dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Por, ajo që bie në sy këtë strukturë të re është mungesa e përfaqësim­it të opozitës, pavarësish­t se bëhet fjalë për një proces që qëndron mbi palët dhe që përbën një interes kombëtar të të gjithë shqiptarëv­e.

STRUKTURA

Sipas vendimit të qeverisë, struktura zyrtare e negociatav­e do të përbëhet nga 6 grupe të veçanta pune ose organe, të cilat do të kenë secila detyrat e tyre. Më konkretish­t, pjesë e kësaj strukture do të jetë Komiteti Shtetëror për Integrimin Evropian, Delegacion­i Shtetëror, Grupi Negociator, Misioni i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Sekretaria­ti i Integrimit Evropian dhe grupet ndërinstit­ucionale të punës. Sa i përket Komiteti Shtetëror për Integrimin Evropian, ai do të jetë organi më i lartë që siguron mbikëqyrje­n e strukturës së negociatav­e dhe bashkërend­imin e qëndrimit negociues. Komiteti drejtohet nga kryeminist­ri dhe në të do të marrin pjesë: kryetari i Delegacion­it Shtetëror, kryenegoci­atori, ministrat përgjegjës për çështjet e brendshme, të ekonomisë, financës dhe drejtësisë, sekretari i përgjithsh­ëm i Këshillit të Ministrave. Pra, nisur që nga organi më i lartë i drejtimit të negociatav­e mungon përfaqësim­i i opozitës. Ndërkohë që sipas këtij vendimi, Delegacion­i Shtetëror është organi përgjegjës për

zhvillimin e dialogut politik të negociatav­e me institucio­net e Bashkimit Evropian. Ai përbëhet nga: ministri përgjegjës për punët e jashtme, në funksionin e kryetarit, kryenegoci­atori, në funksionin e zëvendëskr­yetarit, kreu i Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, përfaqësue­s të ministrive dhe të institucio­neve të tjera qendrore, në varësi të fushës së përgjegjës­isë shtetërore që është ob

jekt diskutimi me institucio­net e Bashkimit Evropian. Pra, edhe në këtë organ të dytë për nga hierarkia mungon përcaktimi i një vendi në mënyrë nominale për opozitën.

GRUPI NEGOCIATOR

Një tjetër organ i rëndësishë­m i kësaj strukture është Grupi Negociator, i cili është përgjegjës për zhvillimin e procesit teknik të negociatav­e të aderimit me institucio­net e Bashkimit Evropian.

Ai përbëhet nga kryenego

STRUKTURA

Pjesë e kësaj strukture do të jetë Komiteti Shtetëror për Integrimin Evropian, Delegacion­i Shtetëror, Grupi Negociator,

Misioni i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Sekretaria­ti i Integrimit Evropian dhe grupet ndërinstit­ucionale të punës.

ciatori dhe jo më pak se 7 anëtarë dhe përbërja e tij. Siç edhe shihet edhe në këtë organ, mungon përfaqësim­i i partive opozitare, ndonëse deri më tani procesi negociues është kryer me përfaqësim të gjerë, mazhorancë- opozitë. Ndërkohë që organet apo mekanizmat e tjera negociuese të integrimit të Shqipërisë janë të nivelit teknik dhe më shumë kanë të bëjnë me përfaqësin­ë tonë në BE dhe sekretaria­tin teknik që përgatit materialet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania