Gazeta Shqiptare

Dita e 71 e protestës: Vetëm të vdekur largohemi nga këtu

-

Banorët

e zonës së "Astir it" në kryeqytet, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re kanë vijuar edhe mbrëmë protestën e tyre. Në ditën e 71- të të protestës, ata bllokuan sërish për pak momente rrugën, ndërsa kërkuan anulimin e projektit. "Nesër Rama do të futet në hasmëri me mua dhe çdo banor të Unazës së Re, ne jemi të përgatitur. Zoti Rama po ta mbajti hajde vetë, mos dërgo ata vëllezërit tanë policë", - u shpreh një prej banorëve. "Vetëm të vdekur do të largohemi nga këtu", u shpreh një tjetër banorë. Protestës iu bashkua edhe deputeti i PD, Klevis Balliu, si dhe ai i LSI- së, Endrit Brahimllar­i. "Qeveria të hapë veshët, largohuni nga ky projekt ose në të kundërt do iu pijë e zeza. Nëse do ta provosh me forcë, kanë 100 herë më shumë forcë banorët e ' Astirit' dhe studentët më shumë se ty dhe është ajo forcë e shqiptarëv­e që do të nxjerrë ty jashtë. Ky kërkon të ndajë shqiptarët në jug dhe veri, demokratë dhe socialistë. Të gjithë bashkë do të përgjigjen për të të rrëzuar ty dhe çfarë ke mbrapa. Tani e ke mbushur kupën, hiq fustanin, vish pantallona­t dhe përgjigju si burrë i shtetit, ose këta do të vijnë të të marrin zvarrë për të çuar në prokurori të japësh llogari", - tha deputeti Klevis Balliu. Protestës së djeshme iu bashkua edhe Sazan Guri, i cili kishte një thirrje për kreun e qeverisë. "Mos guxo, pasi për çdo veprim do të mbash përgjegjës­i deri në fund të jetës tënde, pasi po matesh me gra dhe fëmijë. Kryeminist­ri të sjellë sa më shpjet psikologët. Të vijnë të marrin nën kujdes këta fëmijë të traumatizu­ar. Edhe gjermani në fund të fundit i lajmëroi në mënyrë juridike çifutët. Qytetarët janë në të drejtën e tyre", tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania