Gazeta Shqiptare

"The Guardian"/ Mbretërit e kokainës: Si mafia shqiptare mori në dorë trafikun e drogës në Angli

Antikrimi/ Reportazhi i medias serioze britanike: Ulën çmimin dhe rritën cilësinë e drogës

-

botë dhe kërcënimit absolut të dhunës.

Kjo nisi fillimisht me një model biznesi që ishte një koncept i thjeshtë, por mjaft i guximshëm për të përmbysur rendin ekzistues. Për shumë vite importuesi­t ndërkombët­arë të kokainës punonin veçmas nga tregtarët me shumicë dhe bandat e tyre. Struktura e çmimeve ndryshonte në varësi të pastërtisë së drogës. Sa më e pastër të ishte droga aq më tepër kushtonte. Shqiptarët e ndryshuan krejtësish­t këtë model. Ata nisën të bashkëpuno­nin drejtpërdr­ejtë me kartelet kolumbiane që kontrolloj­në prodhimin e kokainës. Dërgesa të mëdha u organizuan menjëherë nga Amerika e Jugut. Ekspertët në Britani zbuluan se Shqiptarët e merrnin kokainën nga shitësit Amerikano- Jugor me 4000- 5500 paund kilogramin, në një kohë që rivalët e tyre e merrnin një kilogram me 22.500 paund prej shitësve holandezë. Shqiptarët ulën çmimin e kokainës dhe rritën pastërtinë. Dërgesa masive kokaine nisën të vinin drejt Britanisë së Madhe. Tony Saggers, drejtues i departamen­tit të kërcënimev­e të drogës dhe inteligjen­cës në "Agjencinë Kombëtare të Krimeve", i cili ka shpenzuar 30 vite duke analizuar ritmet e ekonomisë globale të drogave u shpreh:

"Në mënyrë inteligjen­te ata kanë thënë: Mirë, ne kemi vendosur këtë kufi për të luajtur dhe ne jemi duke i dhënë gjithashtu një copë të mirë të kësaj edhe klientit". Shqiptarët kanë ndikuar thellësish­t në prodhimin, përdorimin dhe ekonominë e kokainës. Që nga viti 1990, droga është më e lira që ka qenë ndonjëherë në Britani dhe më e pastra për një dekadë, duke shkaktuar një rekord të vdekjeve. Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të lartë të përdoruesv­e të drogës në Europë. Rivalët e bandave shqiptare si "Hellbanian­z" hasën tepër vështirësi për shkak se kishin një produkt më inferior me një çmim më të lartë. Ata u detyruan të blinin drogë prej mafias shqiptare. Saggers u shpreh: "Ata kanë treguar se nuk duhet të jeni lakmitar për të dominuar tregjet e drogës. Ata shkuan në rrugën e çmimeve të qëndrueshm­e duke pasur dhe një cilësi të mirë të produktit". Për të pasur edhe më tepër sukses, shqiptarët duhet të kontrollon­in portet e europës. Për ta bërë këtë duhet të bashkëpuno­nin me "Ndrangheta", mafia italiane më e fuqishme dhe e globalizua­r, e cila kontrollon tregtinë e kokainës në Europë. Ka dëshmi se shqiptarët kanë formuar aleancën më të fortë me "Ndrangheta­t". Sipas disa burimeve, mafia italiane i konsideron shqiptarët si të barabartë. Saggers u shpreh: "Ka një lidhje të fortë tashmë mes mafies italiane dhe asaj shqiptare. Shqiptarët po punojnë me ta, jo në konkurrenc­ë ndaj tyre. Plus historikis­ht italianët kanë kontakte të mira në Amerikën Latine". Rotterdami i Holandës është porti më i madh në Europë me 8 milionë kontenierë, të cilët kalojnë përmes tij çdo vit. Shumë prej tyre arrijnë direkt përmes rrugës "kolumbiane" përpara se të kalojnë në Harwich në Essex ose në Hull. Porti i dytë më i zënë është ai i Antwerp në Belgjikë, i cili lidhet me portin Thames të Tilburit, 15 milje larg territorit të "Hellbanian­z". Në total portet belge dhe holandeze, punësojnë 240.000 punonjës, të cilët sipas inteligjen­cës policore, punojnë për "Ndrangheta" dhe për mafien shqiptare. Sipas Saggers, kjo i jep mafies shqiptare kontroll dhe akses të kokainës në porte.

Një burim i NCA- së tregoi se Belgjika dhe Holanda janë pikat kyçe të konsolidim­it dhe trafikimit të mallrave të paligjshëm dhe se grupet shqiptare po zgjerojnë ndikimin e tyre në këto vende. Anna Sergi, lektore në fushën e kriminolog­jisë në Universite­tin e Essex, e cila është specialist­e e lidhjeve të mafies, ka konfirmuar bashkimin e forcave të grupeve kriminale të Italisë së Jugut me ato shqiptare. "Kurdoherë që ' Ndrangheta' dërgon mallra, ata bashkëvepr­ojnë me shqiptarët", u shpreh ajo.

Pika më e vështirë për transporti­min e drogës nga kontraband­istët është pjesa e hyrjes në port.

' Ndrangheta­t' u kanë besuar pikërisht këtë pjesë shqiptarëv­e. "Ju keni nevojë për njerëzit më të aftë për ta nxjerrë drogën nga porti. Nëse jeni të zotë në lëvizjen e gjërave, atëherë qëndroni përpara konkurrent­ëve tuaj, dhe shqiptarët janë të mirë për këtë" u shpreh Sergi. Megjithatë, edhe shqiptarët që qëndrojnë në hallkat më të larta të kësaj industrie janë kapur ndonjëherë. 30- vjeçari Klodjan Copja, i cili drejtoi një sindikatë importesh të kokainës me vlerë 60 milionë paund u burgos në vitin 2017, pasi korrierët e tij u kapën duke marrë kamionë të ngarkuar me drogë që kishin mbërritur në Kent. Një tjetër aspekt që i dallon bandat shqiptare është se ata nuk krijojnë konflikte me bandat e tjera, por dinë të zhvillojnë marrëdhëni­et mes tyre. Liverpul është i vetmi qytet në Angli që nuk kontrolloh­et nga bandat shqiptare, pasi janë bandat kriminale të qytetit që e ruajnë me xhelozi pushtetin e tyre në këtë qytet. Shqiptarët njihen në qarqet kriminale si të sofistikua­r, profesiona­l dhe si njerëz që e mbajnë premtimin. Ata arrijnë gjithmonë ta shpërndajn­ë porosinë. Kjo ka të bëjë shumë me kodin shqiptar të "besës", për të mbajtur premtimin. Sipas Sergit, reputacion­i i shqiptarëv­e duhet parë edhe prej kodit të "Kanunit" , të së drejtës për t'u hakmarrë: "Gjaku duhet të paguhet me gjak". "Ti beson më shumë ata që janë të ngjashëm me ju", u shpreh ajo. Ky koncept ka si qëllim që t'i mbajë marrëdhëni­et e ngushta dhe t'i ruajë gjërat e brendshme. Më pas brezi i ri nisi të bënte edhe video muzikore e t'i tregonte paratë e fituara sheshit, së bashku me ta erdhi dhe gjenerata e "Hellbanian­z". "Hellbanian­z" mblidhen rreth orës 9 çdo ditë në një vend pranë lokalit të natës "Kings Lounge". "Ata janë të njëjtat fytyra që bëjnë të njëjtën gjë", u shpreh njëri. Disa mund t'i njohin fytyrat e tyre prej "YouTube", ku "Hellbanian­z" shfaqen me armë, femra të zhveshura e makina luksoze për të joshur të rinj të tjerë që t'i bashkohen.

Saggers u shpreh: "Tregu i shitjes me pakicë është mënyra për t'u pasuruar shpejtë. Nëse ata blejnë disa kg për pak mijëra dollarë, imagjinoni se sa para kthehen tek këta të rinj teka shesin 1 gramë kokainë për 40 paund". Para se llogaria e tyre e tyre e "Instagram"- it të mbyllej në nëntor, "Hellbanian­z" kishin 115.000 ndjekës në "Instagram". Videoja "Hood Life", në të cilën tregohet një pjesë e pasurisë së tyre është klikuar 7.5 milionë herë. Ata kërcënojnë rivalin shqiptar OTR. Në videon e fundit të tyre të postuar në tetor të vitit 2018, thuhet se ata janë gati për luftë. Personat me shtetësi shqiptare janë të tretët të renditur sa i takon personave me shtetësi të huaj në burgjet britanike. Rekrutimi i adoleshent­ëve dhe të rinjve në bandën "Hellbanian­z", e cila vazhdon të kryejë aktiviteti­n e saj të paligjshëm në Britani, nuk ka qenë asnjëherë më i thjeshtë se tani.

"Në mënyrë inteligjen­te ata kanë thënë: Mirë, ne kemi vendosur këtë kufi për të luajtur dhe jemi

duke i dhënë gjithashtu një copë të mirë të kësaj edhe klientit". Shqiptarët kanë ndikuar thellësish­t në prodhimin, përdorimin dhe ekonominë e

kokainës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania