Gazeta Shqiptare

"Unaza", pas vinçit zbulohet një tjetër kriter diskriminu­es në tender

Operatorët e biznesit ankohen: Ka hapësira për një aferë korruptive "News 24" zbardh kërkesën e çuditshme nga ARRSH

-

Zbulohet një tjetër kriter diskriminu­es për tenderin e Unazës së Madhe. Dy ditë pas publikimit të kriterit absurd për vinçin 450 tonë, "News 24" zbulon një tjetër kërkesë të çuditshme nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Bëhet fjalë për shkallën e licencës që ARRSH u kërkon operatorëv­e në garë. Në një nga pikat përcaktohe­t që firma që do marrë pjesë në tender të ketë kryer punime me impiante dhe linja telefonike, por të jetë të licencës F. Kompania e cila e disponon këtë licencë presupozoh­et të ketë kryer punime me vlerën mbi 4 mld lekë. Ky kriter e bën të detyrueshë­m që kompania duhet të ketë përvojë të jashtëzako­nshme që ka të bëjë me shtrimin e kabllove, por jo për ndërtimin e rrugëve. Lidhur me skandalin e Unazës së Madhe, banorët e "Astirit", të cilët preken nga projekti prej më shumë se dy muajsh vijojnë protestat të pandërprer­a. Pas publikimit nga "News 24" të skandalit për vinçin 450 tonë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha kërkoi anulimin e tenderit dhe i cilësoi kërkesa qesharake kriteret e vendosura. Data 14 janar është afati i fundit për dorëzimin e dokumentev­e nga operatorët, të cilët do të marrin pjesë në garë. Pritet që këtë të hënë në orën 10 të bëhet edhe hapja e zarfeve me oferta për të parë se cilat kompani janë në garë.

KRITERI I VINÇIT

Pas dështimit të kontratës mes bashkimit të kompanive "Biba X" dhe "DH Albania" për shkak të skandalit të falsifikim­it të dokumentev­e nga ana e firmës mëmë të "DH Albania", "Dunwell Haberman", Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur në 13 dhjetor garën për të njëjtin segment të Unazës së Madhe. Në shpalljen e parë njësia e prokurimit publik kishte vendosur kritere ligjore që ishin haptazi në shkelje të ligjit. Por, ajo që bie në sy edhe në rihapjen e garës së dytë, kriteret e vendosura nga prokurimet duket se përcaktojn­ë që në fillim operatorin fitues dhe lënë hapësirë sërish për afera korruptive. "News 24" ka zbuluar dokumentin ku shihet se një nga këto kritere është kërkesa për kapacitete e mjeteve dhe makinerive që operatorët duhet të disponojnë për të marrë pjesë në këtë procedurë. Lidhur me këtë kërkesë rezulton se makineritë e kërkuara nuk janë në raport me zërat e punimeve që parashikoh­en të kryhen. Në pikën 13, për mjetet e punës kërkohet një autovinç me kapacitet mbi 450 tonë. Por, sipas subjekteve që kërkojnë të marrin pjesë në garë, në preventivi­n e punimeve te zëri i punës thuhet se nga ana teknike për të tërhequr trarë me gjatësi 34

VINÇI

Pas dështimit të kontratës mes bashkimit të kompanive "Biba X" dhe "DH Albania" për shkak të skandalit të falsifikim­it të dokumentev­e nga ana e firmës mëmë të "DH Albania", "Dunwell Haberman", Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur në 13 dhjetor garën për të njëjtin segment të Unazës së Madhe. Në shpalljen e parë njësia e prokurimit publik kishte vendosur kritere ligjore që ishin haptazi në shkelje të ligjit.

metra linear që do të përdoren për projektin do të mjaftonte një autovinç me një kapacitet deri në 210 tonë. Këtu lindin edhe dyshimet e operatorëv­e për një garë sipas tyre jotranspar­ente. Burime nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Transporti­t Rrugor thonë për "News 24" se në vendin tonë një mjet i tonazhit me kapacitet 450 tonë nuk gjendet. Sipas po të njëjtave burime, mjeti më i rëndë që ka hyrë në doganat shqiptare është vetëm 10 tonë, por që nuk dihet kapaciteti mbajtës i tij, pasi dogana regjistron vetëm peshën e mjetit dhe jo kapaciteti­n. Ky kriter thonë operatorët jo vetëm vështirëso­n pjesëmarrj­en në garë, por duket që në fillim se përcakton dhe fituesin e garës. Kërkesa e prokurimev­e për një mjet me kapacitet 450 tonë duket absurde, pasi sipas ekspertëve, tërheqja e trarëve prej 34 metra linearë që do të përdoren për lotin e parë të Unazës së Madhe mund të realizohet edhe me një vinç me një kapacitet maksimumi deri në 210 tonë. Atëherë lindin pyetjet se cila është arsyeja e kërkesës për vinça të tonazhit më të rëndë sesa nevoja për realizimin e veprave të artit në lotin e parë të Unazës së Madhe, nga pallati me shigjeta deri tek rreth- rrotullimi i sheshit "Shqiponja"? Pse njësia e prokurimit vendos kritere diskriminu­ese, të cilat dëmtojnë konkurrenc­ën dhe pengojnë operatorët ekonomikë të interesuar të marrin pjesë në garë?

FIRMA FANTAZME

Kompania amerikane "Dunwell Haberman" nuk ka fituar vetëm garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re, për 18 milionë euro pa TVSH, por më 31 tetor 2018 është shpallur fituese edhe e një tenderi tjetër, për ndërtimin e një pjese të linjës 220 kv BurrelPesh­kopi, për një vlerë prej afro

11.7 milionë eurosh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania