Gazeta Shqiptare

Grabitja e biznesmeni­t në Durrës, fqinji: Erdhi i gjakosur, kërkoi ndihmë

Maskat dhunuan Elton Kelmendin, në fillim u morën telefonat

-

Një

natë pas ngjarjes ku familja e një biznesmeni u dhunua dhe u grabit nga tre persona të armatosur e maskuar në banesën e tyre, në të gjithë lagjen numër 14 në Shkozet dhe jo vetëm, paniku është i madh te banorët. "News 24" e "Balkanweb" ka qenë dje në lagjen ku banon Elton Kelmendi dhe familja e tij. "Ata të tronditur dhe ne të tronditur më shumë. S'më ka zënë gjumi gjithë natën, imagjinoja ata", thotë një banore e lagjes për gazetaren Klodjana Haxhiaj. Vetë biznesmeni Kelmendi jashtë kamerës shprehet se kanë shpëtuar mirë pas dhunës së ushtruar nga tre personat e maskuar që i grabitën shumën e parave. Ai tha se ka 12 vjet që merret me biznes, me transport ndërkombët­ar me kamion. Iu kanë rrëmbyer fillimisht telefonat që të mos komunikoni­n me askënd. Pasi janë larguar tre personat e maskuar të paidentifi­kuar ende nga policia, kanë qenë fqinjët e tyre që iu kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë lajmëruar policinë. "Erdhën duke thirrur tek porta. ' O Xhevo o Xhevo hape derën', dola me vrap i thashë çfarë ka ndodhur. Më tha kanë ardhur hajdutët, më kanë rrëmbyer djalin. Vetë ishte i gjakosur, e kishin goditur dhe kërkonte telefonin për të njoftuar policinë. E njoftuam pastaj policinë me telefonin tonë, sepse ata s'i kishin telefonat dhe pastaj erdhën policia e të tjerët", tha një fqinj. Në fytyrën e tij dukeshin qartë edhe shenjat e dhunës së mbrëmshme. Kelmendi tha se mbrëmjen e shkuar ka qenë në shtëpi me bashkëshor­ten dhe djalin e mitur 7- vjeçar. Sipas dëshmisë së dhënë në polici, biznesmeni së bashku me djalin 7 vjeç kanë qenë duke hyrë në portën e banesës së tyre në momentin që u sulmuan nga tre personat e maskuar. Ata kanë lidhur dhe kanë torturuar vetë biznesmeni­n dhe bashkëshor­ten e tij, ndërsa djalin e kanë marrë peng për disa metra në këtë zonë dhe më pas e kanë lënë të lirë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania