Gazeta Shqiptare

Kompensim deri në 760 lekë për pensionist­ët, kategoritë përfituese

Kriteret dhe dokumentac­ioni që duhet plotësuar

- Voltiza Duro

Disa kategori specifike qytetarësh në vendin tonë mund të përfitojnë disa kompensime që merren për arsye të paracaktua­ra në ligj si dhe pensione të veçanta. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot procedurën, kriteret dhe dokumentac­ionin që duhet të plotësojnë individët e interesuar për të marrë këtë pagesë. Masa e kësaj të fundit do të përllogari­tet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Përkatësis­ht individët që plotësojnë kushtet mund të përfitojnë kompensime të llojeve të ndryshme, si ai i shpenzimev­e nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike e lëndëve djegëse, kompensimi i përfituar nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit apo gazit të lëngshëm, si dhe kompensim i të ardhurave mujore të pensionist­ëve. Por, këto kompensime mund të përfitohen edhe në rastet kur individët janë në ngarkim të pensionist­ëve apo kategorizo­hen si shtresa në nevojë. Gjithashtu, ata mund të marrin pensionin e posaçëm shtetëror, atë për merita të veçanta, pensionin e dhënë për invalidët e luftës e shpërblimi­n për veteranët.

KOMPENSIMI DERI NË 190 LEKË

Kompensimi­n e të ardhurave mujore të pensioneve të qytetit deri në masën prej 190 lekësh e përfitojnë të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit; të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjare të qytetit si dhe të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t'iu jenë llogaritur të gjitha kompensime­t.

KOMPENSIM DERI NË 200 LEKË

Këtë lloj kompensimi mbi të ardhurat mujore të pensioneve të qytetit në masën deri në 200 lekë e përfitojnë të gjitha pensionet e

LEKE KOMPENSIM

pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Gjithashtu, këtë përfitim e marrin të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjare të qytetit si dhe të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t'u jenë llogaritur të gjitha kompensime­t. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pensionin.

KOMPENSIMI DERI NË 760 LEKË

ISSH thekson se këtë lloj kompensimi e përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, të reduktuara, pensionet e invalidite­tit të plotë, të reduktuar, të pjesshëm dhe pensionet familjare të plota, të pjesshme të qytetit.

KOMPENSIMI NGA NDRYSHIMI I ÇMIMIT

TË ENERGJISË

ISSH bën me dije se kompensimi­n e shpenzimev­e nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse në masën 350 dhe 700 lekë e përfitojnë të gjitha kategoritë e pensioneve të pleqërisë, të invalidite­tit dhe ato familjare të qytetit dhe në masën 200 lekë pensionet e pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjare, kur përfituesi­t banojnë në fshat. Pensionist­ët e fshatit, kur banojnë në qytet përfitojnë 350 lekë. Për të përfituar 350 lekë apo 200 lekë kompensim, kategoritë e sipërpërme­ndura duhet të dorëzojnë një deklaratë personale dhe një fotokopje të kontratës të energjisë elektrike nga Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike. Ndërsa, për të përfituar 700 lekë kompensim duhet dorëzuar gjithashtu edhe një certifikat­ë familjare, kur

KOMPENSIM

ISSH bën me dije se kompensimi­n e shpenzimev­e nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse në masën 350 dhe 700 lekë e përfitojnë të gjitha kategoritë e pensioneve të pleqërisë, të invalidite­tit dhe ato familjare të qytetit dhe në masën 200 lekë pensionet e pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjare, kur përfituesi­t banojnë në fshat. Këtë lloj kompensimi mbi të ardhurat mujore të pensioneve të qytetit në masën deri në 200 lekë e përfitojnë të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Gjithashtu, këtë përfitim e marrin të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjare të qytetit si dhe të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t'u jenë llogaritur të gjitha kompensime­t.

fëmijët në ngarkim janë deri në 18 vjeç e ata që vazhdojnë shkollën deri në 25.

Kompensimi nga ndryshimi i çmimit të bukës

Në buxhetin e shtetit është përllogari­tur edhe një masë kompensues­e për të gjithë ata që preken nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, në masën prej 150 lekësh. Respektivi­sht kjo masë pagese përfitohet nga pensionet e pleqërisë, të invalidite­tit dhe pensionet familjare të qytetit.

KOMPENSIMI DERI NË 500 LEKË

Në bazë të ligjit "Për kompensimi­n e të ardhurave mujore të pensionist­ëve", këtë lloj kompensimi deri në 500 lekë e përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, të plotë, të pjesshëm, të reduktuar dhe pensionet familjare të plota e të pjesshme të qytetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania