Gazeta Shqiptare

Kush mund të marrë deri në 690 lekë kompensim, llogaritja

Pensionet e fshatit

-

buxhetin e shtetit parashikoh­et kompensimi deri në 690 lekë edhe për të ardhurat mujore të pensioneve të fshatit për të gjithë ata që marrin pension pleqërie, invalidite­ti dhe familjar fshati. Përfitues nga ky kompensim mund të jenë të gjithë ata që marrin pensione të pleqërisë të plota dhe të pjesshme, ata që përfitojnë pension invalidite­ti të plotë, të reduktuar apo të pjesshëm si dhe ata që marrin pension familjar të plotë ose të pjesshëm. "Përfitohet: a) Deri në 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del pjesëtohet me pensionin bazë të miratuar. b) 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjare. c) Deri në 690 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invalidite­tit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri. d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin", - thekson ISSH. Ndërkohë, shpërblimi i luftës apo i njohur si shpërblim veterani është një shtesë që u jepet veteranëve dhe invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashis­të të popullit shqiptar. Këtë lloj shpërblimi kanë të drejtë ta përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që luftuan kundër pushtuesve nazifashis­të nga 7 prilli i vitit 1939 deri në ditën e çlirimit të Shqipërisë; luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë, që luftuan jashtë kufijve të atdheut deri më 09.05.1945. Por, këtë pagesë mund ta marrin edhe të gjithë ata persona që kanë zhvilluar veprimtari të organizuar në ilegalitet, në prapavijë të armikut e në zona të çliruara; kryefamilj­arët e atëhershëm të shtëpive të njohura si baza të luftës kundër pushtuesve nazifashis­të; të burgosurit dhe të internuari­t në burgjet dhe kampet nazifashis­te, brenda dhe jashtë vendit si dhe shtetasit shqiptarë që kanë marrë pjesë aktive në luftën kundër nazifashis­tëve në vende të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania