Gazeta Shqiptare

Vendimi i qeverisë, kompensimi për të ardhurat mujore minimale

Përfitojnë personat me datë fillimi pensioni deri në 31 dhjetor të 2014- ës Sa do të marrin individët në ngarkim të të moshuarve, dokumentet

- Voltiza Duro

Të gjithë përfituesi­t e pen sioneve me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, përveç pensionit, do të përfitojnë edhe kompensime­t për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuar­a në vendimet e Këshillit të Ministrave. Por, kjo me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimi­n e të ardhurave, pas indeksimit të pensioneve të jetë deri në 15 028 lekë në muaj, për pensionet e pleqërisë, përfshirë edhe përfituesi­t e pensioneve. Ndërsa për pensionet e invalidite­tit dhe pensionet familjare, kjo shumë e pensionit mujor plus kompensimi­n e të ardhurave, pas indeksimit 2.8% nuk duhet të jetë më shumë se 14 528 lekë në muaj.

VENDIMI

Sipas vendimit të qeverisë është parashikua­r që kompensimi do të prekë edhe pensionet e pleqërisë, invalidite­tit dhe pensionet familjare të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", por me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimi­n e të ardhurave, të arrijë deri në 9 851 lekë në muaj. "Kompensime­t për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuar­a në vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.6.2006, "Për kompensimi­n e të ardhurave mujore të pensionist­ëve"; nr. 763, datë 27.12.2006, "Për kompensimi­n e të ardhurave mujore të pensioneve"; nr. 415, datë 27.4.2009, "Për rritjen e pensioneve"; dhe nr. 477, datë 30.6.2010, "Për rritjen e pensioneve", do t'i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshm­e sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, me datë fillimi nga 1.7.2018 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshë­m plus kompensimi­n e të ardhurave të jetë deri në 15 028 ( pesëmbëdhj­etë mijë e njëzet e tetë) lekë në muaj", - thuhet në vendimin e qeverisë. Në këtë të fundit theksohet se pas datës 1.7.2018, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensime­t nuk mund të jenë me të vogla se 15 528 lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 27 257 lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë me të vogla se 10 051 lekë në muaj ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshm­e, shtuar me kompensime­t, nuk mund të jenë më të vogla se 15 528 lekë në muaj.

PERSONAT NË NGARKIM TË PENSIONIST­ËVE

Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se kompensimi për personat në ngarkim të pensionist­ëve jepet për personat në ngarkim, që ka përfituesi i pensionit të pleqërisë, invalidite­tit dhe familjar. Këtë kompensim e përfitojnë: të gjithë pensionist­ët që marrin pension, që kanë anëtarë të familjes në ngarkim dhe që janë me banim të përhershëm në qytet, kur kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën e lartë si dhe kur kanë persona të tjerë në ngarkim dhe nuk janë më në marrëdhëni­e pune", - citon ISSH.

Ndërkaq, masa prej 414 lekësh në muaj jepet për çdo person të familjes në ngarkim në rastet kur fëmijët janë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën; si dhe kur nipat, mbesat kur nuk i kanë prindërit, bashkëjeto­jnë me pensionist­in dhe janë nën moshën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën. Ndërkohë, pagesa në masën 207 lekë në muaj jepet kur një nga prindërit është në marrëdhëni­e pune, ose në pension. ISSH thekson se ky kompensim nuk përfitohet nga pensionist­ët që realizojnë të ardhura nga veprimtari­a ekonomike si të punësuar,

punëdhënës, të vetëpunësu­ar, ose kanë tokë në pronësi. Për të përfituar nga kjo masë pagese, të interesuar­it duhet të dorëzojnë dokumentac­ionin e përcaktuar si fotokopje e letërnjoft­imit elektronik, certifikat­ë familjare, vërtetim nga shkolla, vërtetim nga zyra e tatimeve, taksave dhe nga bashkitë e komunat për mospasje të aktiviteti­t; vërtetim nga zyra e punës, si punëkërkue­s për personat që janë në ngarkim dhe nuk janë në marrëdhëni­e pune dhe një deklaratë personale.

KOMPENSIMI PREJ 648 LEKËSH

Nga kompensimi 648 lekë në muaj për mbrojtjen e shtresave në nevojë për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kwh në muaj mund të përfitojnë 2 kategori. Respektiv

isht mund të marrin këtë kompensim kryefamilj­arët që përfitojnë pension invalidite­ti shtetëror dhe pension invalidite­ti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar, ose të vetëpunësu­ar në sektorin privat si dhe kryefamilj­arët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësu­ar. Dokumentac­ioni që nevojitet për të fituar të drejtën e përfitimit përfshin: deklaratën personale, fotokopjen e letërnjoft­imit, fotokopjen e kontratës të energjisë elektrike të lidhur midis OSSH- së dhe personit, fotokopjen e librezës së energjisë, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara si dhe një certifikat­ë familjare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania