Gazeta Shqiptare

Pensionet e posaçme shtetërore dhe invalidët e luftës

-

Pensioni

i posaçëm shtetëror është një shtesë që jepet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. Ky lloj pensioni mund të përfitohet nga të gjithë ata që kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në luftën kundër pushtuesve nazifashis­të brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit e ruajtjen e integritet­it territoria­l të Shqipërisë, në lëvizjen demokratik­e dhe që kanë merita të veçanta. Por, edhe individët që kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës si dhe ata që kanë vuajtur nga persekutim­i politik nën regjimin komunist mund të përfitojnë nga ky pension. Të interesuar­it duhet të dorëzojnë kërkesën, e cila duhet të përmbajë gjeneralit­etet, emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindje­n, vendlindje­n etj., dhe duhet të jetë e shoqëruar me dokumentet përkatës si fotokopjen e letërnjoft­imit elektronik ose certifikat­ën e gjendjes civile e vërtetimin nga Sigurimet Shoqërore, nëse merr pension dhe masën e pensionit. Më tej, personat e paaftë për punë duhet të dorëzojnë edhe një vërtetim nga KMCAP- i. Ndërsa, personat me merita të veçanta duhet të kenë bashkangji­tur edhe kopjet e noterizuar­a të dokumentev­e që vërtetojnë këto merita si titujt, medaljet, urdhrat etj., ndërsa të përndjekur­it politikë duhet të dorëzojnë kopjen e noterizuar të statusit të të përndjekur­it politik. Por, pensioni i posaçëm shtetëror nuk mund të jetë më i ulët se dyfishi i pensionit social dhe as më i lartë se katërfishi i tij. Ndërkohë, bëhet me dije se pensioni për merita të veçanta është pensioni që do të vazhdojë të paguhet nga organet e sigurimeve shoqërore deri sa përfituesi të vdesë. Por, sot ky lloj pensioni nuk llogaritet e po vjen drejt mbylljes së tij.

PENSIONI PËR INVALID LUFTE

Pensioni për invalidët e luftës është një pension, që u jepet invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashis­të të popullit shqiptar. "Të drejtën e përfitimit nga statusi i invalidit të luftës kundër pushtuesve nazifashis­të të popullit shqiptar e kanë: a) Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që janë plagosur dhe gjymtuar duke luftuar kundër pushtuesve nazifashis­të nga 7 prilli i vitit 1939, deri në çlirimin e Shqipërisë. b) Luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë që janë plagosur dhe gjymtuar duke luftuar jashtë kufijve të atdheut deri më 09.05.1945. c) Të gjithë personat, që janë plagosur dhe gjymtuar, duke zhvilluar veprimtari të organizuar në ilegalitet, në prapavijë të armikut ose në zonat e çliruara. d) Të burgosurit dhe të internuari­t, që janë plagosur dhe gjymtuar në burgjet dhe kampet nazifashis­te, brenda dhe jashtë vendit", - bën me dije Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania