"Luarasi", leksion i hapur mbi lidershipin shqiptar gjatë periudhës së tranzicionit

Vijon sesioni i trajnimeve në bashkëpunim me ' McCain Institute', Arizona University Arben Malaj: Ky institucion, një nga investimet më të mira në arsim

Gazeta Shqiptare - - Pensionet -

Në kuadër të bash këpunimit me ' McCain Institute', Arizona State University, studentët e universitetit "Luarasi" kanë pasur mundësinë të ndjekin leksionin e radhës mbi lidershipin. Prof. dr. Arben Malaj i është rikthyer edhe njëherë auditorit të këtij institucioni për të diskutuar mbi temën "Lidershipi shqiptar gjatë tranzicionit. Rriteni edhe kur humbni!". Studentët janë njohur me tiparet dalluese të një lideri dhe domosdoshmërinë e modernizimit të lidershipit në Shqipëri.

BASHKËPUNIMI

Prof. dr. Arben Malaj shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me ' McCain Institute' e veçanërisht me universitetin "Luarasi". Më tej, ai theksoi se ky investim është jashtëzakonisht i vlefshëm për përgatitjen e studentëve në të ardhmen profesionale. "Është një mundësi për të rishprehur mirënjohjen time për bashkëpunimin me këto dy institucione, veçanërisht me universitetin ' Luarasi'. Jemi duke diskutuar me studentët lidhur me lidershipin gjatë tranzicionit shqiptar, me domosdoshmërinë për ta modernizuar lidershipin e vendit tonë, duke e orientuar atë drejt prioriteteve kombëtare, drejt konsensusit, kompromisit. Është një investim jashtëzakonisht i vlefshëm, që universiteti ' Luarasi' bën me institutin ' McCain' për të ndihmuar që lidershipi i ri shqiptar të ketë një vizion më ta qartë", - tha Malaj në fjalën e tij.

AVANTAZHET E "LUARASIT"

Universiteti "Luarasi" vazhdon të ndjekë praktikën bashkëkohore të leksioneve të hapura me ekspertët e profesionistët më të mirë. Prof. dr Arben Malaj e vlerëson "Luarasin" si një nga investimet më të mira në arsimin shqiptar. Ai thekson se diploma e këtij universiteti është një aset në duart e studentëve që përfundojnë studimet e larta në "Luarasi". "Patjetër që diploma e universitetit ' Luarasi' është një aset më vete. ' Luarasi' është një nga investimet më kredibile që është bërë në sistemin universitar të vendit tonë, që nga themeluesit e tyre dhe ecuria pozitive vit pas viti. Mendoj se avantazhi kryesor i universitetit ' Luarasi' është baza historike mbi të cilën ai është rritur, stafi akademik, përfshirja reale e studentëve gjatë procesit mësimor për të dalë në jetë si disa individë, që nesër mund të jenë pjesë e lidershipit të vendit të tyre, si në pjesën e politikës, si në pjesën e shkencave apo në pjesën e biznesit", - theksoi prof. dr. Arben Malaj.

TRAJNIMI

Disa javë më parë, në kuadër të bashkëpunimit me ' McCain Institute', Arizona State University, universiteti "Luarasi" ka zhvilluar sesionin e radhës së trajnimit "Lidershipi i Udhëhequr nga Karakteri". Paul Converse Johnson, trajnues lidershipi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një bashkëbisedimi me studentët diskutoi rreth tipareve dalluese të një lideri për të fituar besimin e komunitetit të tij, siç janë, vlerat, etika dhe integriteti. Ai më tej i njohu të rinjtë me praktikat më të mira të lidershipit në Amerikë. Studentët pjesëmar- rës në këtë trajnim janë angazhuar vullnetarisht në komunitet me projektet e tyre personale në mbrojtje të kauzave shoqërore.

CERTIFIKIMI

Trajnimi "Lidershipi i Udhëhequr nga Karakteri" filloi në tetor të këtij viti akademik e në përfundim të tij, studentët do të certifikohen nga instituti ' McCain' në SHBA. Ky program ka për qëllim krijimin e një kulturë të re në përgatitjen e liderëve të brezave të ardhshëm, të cilët identifikohen nga karakteri i tyre, angazhimi për të shërbyer në një kauzë më të madhe se vetja, aty ku ka më shumë nevojë. Nëpërmjet praktikave

TRAJNIMI

Disa javë më parë, në kuadër të bashkëpunimit me ' McCain Institute', Arizona State University, universiteti "Luarasi" ka zhvilluar sesionin e radhës së trajnimit "Lidershipi i Udhëhequr nga Karakteri". Paul Converse Johnson, trajnues lidershipi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një bashkëbisedimi me studentët diskutoi rreth tipareve dalluese të një lideri për të fituar besimin e komunitetit të tij, siç janë, vlerat, etika dhe integriteti. të tilla bashkëkohore, "Luarasi" dëshmon edhe njëherë se vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në vend, duke formuar profesionistët më të mirë për të ardhmen.

Prof. dr. Arben Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.