Gazeta Shqiptare

"Fondi i Komuniteti­t", vijon rikonstruk­sioni i pallateve në Tiranë

-

Mbështetur

nga nisma "Fondi i Komuniteti­t", Bashkia e Tiranës po vijon me rikonstruk­sionin e pallateve në lagje të ndryshme të kryeqyteti­t. I pranishëm në inspektimi­n e punimeve të një pallati në njësinë 5, kryebashki­aku Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin administra­torët e pallateve për të përfituar nga ky fond. "Filluam para pak muajsh me ato që ishin pallatet e para të ' Arabit' dhe banorët e tjerë e panë se si po dilte në dritë pallati ngjitur, ndaj filluan edhe ata të marrin nga energjia pozitive e transformi­mit. Thirrja ime për të gjithë banorët është: Ky është viti kur kemi financuar më shumë projekte komunitare, ndaj i ftoj që fillimisht të zgjedhin administra­torin e pallatit të tyre dhe pastaj të aplikojnë. Ky është një pallat, i cili deri dje dukej një katrahurë; sot as kabllot nuk duken më", - tha Veliaj. Ky i fundit theksoi se përmirësim­i i infrastruk­turës ka sjellë edhe rritje të vlerës së pronës për qytetarët. "Kemi bërë shumë punë këto katër vite, por një ndër gjërat për të cilën jam më shumë krenar është që këto katër vite kemi mësuar të jetojmë bashkë. Të gjithë bashkë, për të mirën e përbashkët, për një pallat të përbashkët, një hapësirë të përbashkët, një rrugë, kopsht, shkollë, çerdhe të përbashkët. Kjo formulë funksionon dhe më vjen mirë që vatra e së mirës po përhapet", - u shpreh kryebashki­aku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania