Gazeta Shqiptare

VENDIMET

- Voltiza Duro

Prej disa ditësh, shumë prej studentëve të uni versitetev­e publike në kryeqytet janë ngujuar brenda godinave të fakultetev­e të tyre deri në plotësimin e 9 kërkesave që i kanë drejtuar qeverisë. Ata nuk tërhiqen dhe vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur, pavarësish­t konfrontim­eve me policinë, administra­torët e fakultetev­e dhe presioneve të shumta që kanë marrë këto ditë. Sipas studentëve, deri më tani të rinjtë janë ngujuar brenda Fakultetit Ekonomik, Juridik, Shkencave Sociale, Fakultetit të Shkencave në Universite­tin e Tiranës. Kësaj forme proteste i janë bashkuar edhe studentët e Arkitektur­ës, Mjekësisë, Politeknik­ut dhe Bujqësorit. "Jam student në Universite­tin Politeknik të Tiranës, dega Mekatronik­ë, në vitin e tretë. Unë nuk jam një nga koordinato­rët e fakultetev­e, por kam qenë pjesëmarrë­s në protestë që ditën e parë të nisjes së saj. Deri tani janë ngujuar studentë në disa fakultete të Tiranës, të Universite­tit Bujqësor, të Universite­tit të Mjekësisë, Arkitektur­ës, Shkencave Sociale, Ekonomikut dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës", - thotë për "Gazeta Shqiptare", studenti Franc Ribaj. Ky i fundit shton se deri më tani nuk kanë vendosur ende se sa do të zgjasë kjo qëndresë dhe cilat do të jenë hapat e mëtejshëm. "Qëndresa në fakultete nuk e dimë sa do të zgjasë, sepse disa fakultete po e vendosin vetë kohën me anë të koordinato­rëve. Ngujimi ka disa të mira, pasi studentët po njihen me njëri- tjetrin, po dalin nga ajo paranoja e partive dhe po fillojnë të organizohe­n në tërësi. Nga ana tjetër, ka mungesë ushqimesh dhe batanijesh. Do ua dinim shumë për nder në qoftë se qytetarët e Tiranës do të na ndihmonin. Përsa i përket vijueshmër­isë, nuk dihet, ende kështu që momentalis­ht mund të themi akoma ' bojkot të mësimit'", - thekson Ribaj për "GSH".

VENDIMI I STUDENTËVE

Mbrëmjen e djeshme, qindra studentë nga universite­te të ndryshme janë mbledhur në godinën e Fakultetit Ekonomik të Universite­tit të Tiranës dhe kanë vendosur që bojkoti i mësimit të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Kanë qenë rreth 200 studentë që fillimisht janë mbledhur te dera e këtij fakulteti dhe i kanë detyruar rojet që të hapin derën për t'u futur në ambientet e godinës për të bërë mbledhje. Rojet e policisë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania