Gazeta Shqiptare

Ish- deputetja kosovare: S'kemi frikë nga presidenti serb, ka izoluar pavarësinë tonë

-

Ish-

deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç ka folur në protestën e fundit në Beograd kundër presidenti­t serb, Aleksandar Vuçiç. Trajkoviç ka adresuar kritika të rënda në drejtim të klasës politike serbe në pushtet, veçmas ndaj presidenti­t Vuçiç. Siç raportojnë mediat serbe, Trajkoviç akuzoi përfaqësue­sit politikë të serbëve në Kosovë dhe presidenti­n Vuçiç, duke thënë se për shkak të tyre ser

RADA TRAJKOVIÇ

"Presidenti serb është pajtuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës me kushtin që ajo të jetë vetëm deri në Ibër. Ky kusht, siç po shihet, nuk do të respektohe­t. Alekdandar Vuçiç e ka izoluar pavarësinë e Kosovës, për këtë ai duhet të ndiqet penalisht", tha Trajkoviç.

bët po shpërngule­n nga Kosova. "Ne nga Kosova nuk kërkojmë shumë, ne kërkojmë që serbët të mos kenë frikë nga serbët dhe se

ne kemi frikë nga Vuçiç në pushtet", tha Trajkoviç. Ajo po ashtu kërkoi nga Vuçiç që të ekstradojë nënkryetar­in e Listës Serbe, Milan Radojiçiçi, si të dyshuar për vrasjen e politikani­t serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç. Ish- deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës ka shkuar edhe më larg në akuzat ndaj presidenti­t serb, duke thënë se Vuçiç është pajtuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës. "Presidenti serb është pajtuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës, me kushtin që ajo të jetë deri në Ibër. Ky kusht, siç po shihet, nuk do të respektohe­t. Alekdandar Vuçiç e ka rrumbullak­uar pavarësinë e Kosovës. Për këtë ai duhet të ndiqet penalisht", tha Trajkoviç. Thuhet se protesta në Serbi do të ketë edhe më 17 janar, në ditën kur në Beograd do të vijë presidenti rus, Vladimir Putin.

 ??  ?? Rada Trajkoviç
Rada Trajkoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania