Dorëheqja e Kammenos, Tsipras emëron ministrin e ri

Kryeministri grek: E falënderoj kreun e "Grekët e Pavarur" për koalicionin Largohet Panos Kammenos: ANEL tërhiqet nga qeveria

Gazeta Shqiptare - - Protesta E Studentëve -

mëngjesin e djeshëm. Sipas asaj që shkruan "Reuters", ai tha gjithashtu se do të tërhiqte edhe 6 ministra të tjerë të partisë së tij nga qeveria. Impakti që do të ketë dorëheqja e tij në koalicionin qeverisë nuk është ende i qartë. Zgjedhjet parlamentare në Greqi pritet që të mbahen më tetor. Koalicioni i Tsipras ka 153 karrige, nga 300 të tilla që ndodhen në parlament. 145 prej tyre janë nga partia e tij e majtë Syriza. Kammenos, i cili u fut në koalicion me Tsipras në vitin 2015, nuk e kishte fshehur kurrë armiqësinë e tij për marrëveshjen me Shkupin, që i jep këtij shteti emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut. Greqia ka një provincë të quajtur Maqedoni dhe kërkonte prej shumë kohësh që Shkupi të ndryshonte emrin e shtetit, për të hequr atë që Athina e konsideronte si një kërkesë e nënkuptuar ndaj territorit sovran të Greqisë.

Kryeministri Tsipras dhe Panos Kammenos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.