Gazeta Shqiptare

Francë, vala e 9 e protestave sjell kaos në vend

Shtrihet përleshja e "jelekëverd­hëve" me policinë deri në Strasburg Manifestue­sit kërkojnë dorëheqjen e Macron

-

franceze tha se manifestue­sit e dhunshëm duhet të dënohen. "Qeveria është pro plotësimit të ligjit. Të miratohet një ligj i ri, që do të sanksionon­te ata që nuk respektojn­ë rregullat dhe marrin pjesë në manifestim­e të panjoftuar­a. Sot është kundravajt­je të vish në protestë me fytyrë të mbuluar, nesër duhet të jetë një krim. Në shumë qytete protestat kanë qenë paqësore, por ne nuk mund të lejojmë njerëz që vijnë për të thyer e për të djegur", tha Philippe. Kryeminist­ri njoftoi se mbi 80 mijë forca policore do të angazhohen në protestat e ardhshme, më shumë se 5 mijë prej tyre vetëm në Paris. Që prej fillimit të protestave nga të ashtuquajt­urit "jelekë të verdhë", 5600 persona janë shoqëruar në polici për akte dhune, ndërsa janë regjistrua­r edhe disa viktima në aksidente rrugore si pasojë e bllokimit të rrugëve. Akti i tetë i "jelekëve të verdhë" në Francë, i pari për vitin 2019, u shoqërua nga protesta të dhunshme, përleshje me forcat e policisë dhe djegie makinash e biznesesh. Ndryshe nga manifestim­et e kaluara, fuqia kryesore e protestues­ve u përqendrua në brigjet e Senës, ku u dogjën lokale e sende të tjera. Protestues­it lëshuan gurë mbi policinë, që u kundërpërg­jigj me gaz lotsjellës. Më shumë se 100 persona u arrestuan, ndërsa numri total i protestues­ve në të gjithë Francën ishte mbi 25 mijë. "Jelekët e verdhë" protestojn­ë kundër reformave të presidenti­t Emmanuel Macron, që i cilësojnë të papërballu­eshme. Shefi i Elizesë bëri lëshime duke rritur pagën minimale dhe hequr disa taksa, por për protestues­it, kjo ishte e pamjaftues­hme. Në Francë, rreth 43,000 njerëz mbetën pa punë për shkak të protestave të "xhaketave të verdha" që filluan më 17 nëntor. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, shumë kompani kanë pësuar dëme të mëdha materiale për shkak të protestave të vazhdueshm­e. Dëmet që i janë shkaktuar shtetit vlerësohen të jenë rreth 28 milionë euro. Gjatë protestës, 10 persona vdiqën dhe rreth 1,000 u plagosën, ndërkaq u arrestuan rreth 4.340. Protestat antiqeveri­tare të "jelekëverd­hëve" kanë ndikuar më së shumti në rënien e nivelit të rritjes ekonomike si dhe mungesën e sigurisë së bizneseve. Lëvizja e "jelekëverd­hëve" mban emrin sipas xhaketave të sigurisë, të cilat duhet t'i posedojnë të gjithë shoferët në Francë. Protestat filluan në mesin e nëntorit dhe u nxitën nga një rritje e tarifës për karburante.

 ??  ?? Protestat në Francë
Protestat në Francë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania