Gazeta Shqiptare

Aksident në një minierë , 21 të vdekur në Kinë

-

Të paktën 21 minatorë kanë vdekur pas shembjes së një miniere qymyrguri në veri të Kinës, sipas asaj që shkruajnë mediat shtetërore kineze. Sipas televizion­it shtetëror dhe agjencisë së shtypit "Xinhua", sksidenti ka ndodhur dje në Shenmu, në provincën e Shaanxi, pika kryesore e nxjerrjes së qymyrgurit në vend. Rreth 66 punëtorë të tjerë të minierës arritën të shpëtohen, ka bërë të ditur qeveria në një deklaratë për shtyp. Numri i viktimave për shkak të shpërthime­ve dhe shkatërrim­eve në minierat kineze është zvogëluar së tepërmi në dhjetë vitet e fundit, por kjo industri mbetet akoma një nga më vdekjeprur­ëset në botë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania