Gazeta Shqiptare

Mbyllja e qeverisë në SHBA, më e gjata në histori

-

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane hyri të shtunën në ditën e saj të 22të, duke u bërë më e gjata në historinë e Shteteve të Bashkuara. Mbyllja u shkaktua nga kërkesa e presidenti­t Donald Trump për miliarda dollarë për të ndërtuar një mur mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, një lëvizje që është refuzuar nga Dhoma e Përfaqësue­sve. Presidenti Trump e quajti situatën në kufirin jugor "një pushtim", por shtoi më pas se nuk do të shpallte gjendjen e jashtëzako­nshme për momentin, si mënyrë për të siguruar fonde për murin dhe për të rihapur qeverinë. Në komentet e tij të fundit mbi përplasjen me demokratët e Dhomës së Përfaqësue­sve lidhur me kërkesën për mbi 5 miliardë dollarë në fonde fillestare për një barrierë të përhershme në kufi, presidenti tha se do të preferonte që Kongresi të votonte dhe të autorizont­e fondet. Pjesë të qeverisë amerikane u mbyllën më 22 dhjetor pasi buxheti skadoi, ndërsa zoti Trump dhe Kongresi debatonin lidhur me kërkesën e presidenti­t për fondet për ndërtimin e murit. Mbyllja ka goditur afro një të katërtën e qeverisë federale, përfshirë Departamen­tin e Sigurisë Kombëtare dhe atë të Shtetit. Rreth 800 mijë punonjës të qeverisë nuk po punojnë dhe nuk paguhen dhe ata që po punojnë nuk e marrin rrogën deri kur të rihapet qeveria.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania