Gazeta Shqiptare

PUTHJA MES NJË HEBREU DHE PALESTINEZ­I, PROVOKIM APO NDËRGJEGJË­SIM?

-

Puthja mes një hebreu dhe myslimani do të bënte të uleshin armët, përpara një dashurie e aftë të anulojë çdo konflikt, edhe atë më të gjatin dhe të pashëruesh­min. Për fat të keq bëhet fjalë vetëm për një foto provokuese e propozuar në rrjetet sociale nga fotografi italian Matteo Menicoçi dhe e bërë virale në rrjet. "Paqe, dashuri dhe provokim", kështu shkruhet bashkangji­tur fotos së ndarë në "Instagram". Mateo është një fotograf 30- vjeçar dhe aktivist i LGBT. Gjatë pushimeve për Vitin e Ri në Jerusalem me të fejuarin, ai ka qenë viktimë e sulmeve homofobe nga ana e disa djemve. Ka marrë shkas nga ky moment ideja e kësaj fotoje të fuqishme për t'i thënë ' mjaft' intoleranc­ës dhe konfliktit shumëvjeça­r mes palestinez­ëve dhe hebrenjve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania