ALBANA DUNI: Si trajtohen çrregullimet e traktit gastro- intestinal

Gastohepatologia: Këshilla të thjeshta për të përmirësuar gjendjen shëndetësore "Kujdes, ja rreziqet që shfaqen nëse nuk kuroheni në kohë"

Gazeta Shqiptare - - Konsumoni Boronicat Kundër Sëmundjeve Tumorale E K -

të veçantë tek pacientët e moshuar me diarre është rreziku i dehidrimit. Në qoftë se simptomat si etja, lodhja, marramendja, palpitacionet dhe këputja trupore shoqërojnë diarrenë, atëherë është e rëndësishme kontaktimi me stafin mjekësor. Diarretë e rënda mund të jenë kërcënuese për jetën, shpesh e çojnë personin në gjendje delirante për shkak të humbjes së likideve, në rrëzime e më pas në fraktura.

Si bëhet trajtimi i saj? Në varësi të shkakut, mjeku mund të përshkruajë: antidiarreike ose antispazmatike. Antibiotikët gjithashtu mund të rekomandohen, grupi i ushqimeve BRAT ( banane, oriz, pure molle) gjithashtu mund të rekomandohen edhe lëngjet e kthjella. Por, nëse diarrea vazhdon, atëherë kërkohen nga mjeku ekzaminime dhe analiza si: ekzaminimi i feçes, i gjakut, testet e intolerancës ushqimore e deri në ekzaminimin endoskopik të zorrës. Kolonoskopia bëhet për të përjashtuar patologji të tilla si koliti ulçeroz, tumoret, polipet, divertikujt e zorrës etj.

Çfarë e shkakton konstipacionin te të moshuarit? Konstipacioni është më shumë i shpeshtë tek të moshuarit sesa në moshat e reja. Ashtu sikurse edhe diarrea është e rëndësishme të determinohet se çfarë të moshuarit kuptojnë kur thonë se kanë konstipacion. Jashtëqitjet e rralla në numër ( mbi tri ditë) dhe të thata në konsistencë zakonisht janë prej konstipacionit, të cilat mund të vijnë si rezultat i disa shkaqeve ku përfshihen: dietë e varfër në fibra; marrje të pakta në sasi të lëngjeve, medikamentet siç është hekuri ose antiacidet, fecal impaction, carcinoma apo dhe depresioni. Si mjekohet konstipacioni? Trajtimi i konstipacionit mund të përfshije rritjen e sasisë së lëngjeve dhe fibrave në dietë dhe uljen e rregullt në tualet për të defekuar. Mjeku gjithashtu mund të rekomandojë laksativë, medikamente për të zbutur feçet ose për të rritur levizshmërinë e zorrës. Ndërkohë për të menaxhuar konstipacionin kronik duhet të ndërpriten të gjitha medikamentet që shkaktojnë konstipacion; duhet të rriten fibrat në dietë në marrje ditore 625g/ d, të rritet sasia e marrjes së lëngjeve në ? 1500mL/ d, të rritet aktiviteti fizik. Gjithashtu, pas këtyre këshillohet të shtohen osmotikët, laksativët stimulues, madje mund të përdoret klizma me ujë ose me kripëra 2 herë në javë ose me vajra për konstipacionin refraktar.

Cilat janë pasojat e vështirësisë në gëlltitje?

Shoqërohet me dhimbje gjatë gëlltitjes, humbje peshe, të vjella, regurgitim të përmbajtjes ezofageale dhe sëmundje pulmonare aspirative. Për shkak të shkaqeve të shumta që e shkaktojnë disfag- inë rekomandohet laringo- ezofago- gastroskopia. Shkaqet e disfagisë janë ezofageale dhe ekstra ezofageale si: kanceri oral, i laringsit dhe i ezofagut, spazmat ezofageale, refluksi gastro- ezofageal, infarkti cerebro- vascular, sëmundja e Parkinsonit si dhe Alzheimeri.

Si bëhet trajtimi i refluksit gastro- ezofageal?

Refluksi ndodh shpesh te të moshuarit, edhe pse nuk është një ndryshim normal i moshës. Ai ndodh kur sfinkteri i poshtëm ezofageal nuk mbyllet mjaftueshëm duke lejuar lëngjet gastrike, të cilat janë acide, të kthehen lart në ezofag. Me kalimin e kohës, refluksi shkakton inflamacion, i cili redukton dhe dëmton mukozën e ezofagut. Simptomat tipike të reflukst janë: djegie kraharori, dhimbje retrosternale, regurgitim i materialeve acide. Në qoftë se regurgitimi ndodh, shpesh dhimbja e shkaktuar prej tij mund të imitojë atë të një ataku në zemër. Simptomat mund përkeqësohen pas një vakti të madh ushqimi me përmbajtje të lartë yndyrore ose pikante dhe pas konsumimit të alkoolit. Ndryshimet e mëposhtme në dietë mund të jenë efektive: shumë proteina, sa më pak yndyra, evitimi i duhanit, alkoolit dhe i çokollatës, ngrënia në sasi të pakët dhe shpesh lejon një tretje më të lehtë, mbajtja e një peshe trupore normale, ngritja e kokës së krevatit gjatë natës, shmangia e shtrirjes deri në dy orë pas ngrënies, mosveshja e rrobave shumë të ngushta apo korseve mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

Kur rekomandohet kurimi me medimakente apo dhe kirurgjia? Për trajtimin medikamentoz, ka një sërë opsionesh të cilat janë: antiacidet, bllokuesit e histamines siç është ranitidina ose PPI siç është omeprazoli. Përfundimisht, kirurgjia mund të jetë e indikuar në rastet me hernie të madhe hiatale, në të cilat stomaku protuberon nën junksionit gastro- ezofageal. Te të moshuarit monitorimi i kësaj sëmundjeje është shumë i rëndësishëm, pasi ajo mund të çojë në ulcerat peptike ose në kacerin e stomakut.

Albana Duni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.