Gazeta Shqiptare

Uran Butka: Ju tregoj sagën e familjes Butka nga gjyshi Saliu, te babai Safeti

Dëshmia: Safet Butka pas diplomimit në Austri, shërbeu si mësues dhe drejtor shkolle në Gjirokastë­r, Vlorë, Shkodër e Tiranë dhe u internua në Ventotene si antifashis­t

- Dashnor Kaloçi

Historian, studiues, publi cist, shkrimtar, piktor, poli tikan dhe ish- deputet, Uran Butka, një nga personazhe­t publike mjaft të njohur pas viteve ' 90- të, edhe pse mban plot tetë dekada mbi supet e jetës së tij, vazhdon përsëri të punojë, madje me energji të jashtëzako­nshme sikur kërkon t'i bëjë sfidë jo vetëm moshës, por edhe gjithë asaj periudhe kohe të errët për të, të para viteve ' 90- të, kur regjimi komunist ia kishte privuar të drejtën e shkrimeve, studimeve dhe librave, prej të cilave ai thotë se do jenë bashkudhët­ar të tij të pandarë deri në fund të jetës, sa të ketë frymën gjallë. I zhytur mes librave në studion e tij të punës, diku në qendër të kryeqyteti­t pranë Institutit "Lumo Skëndo", që ai drejton prej pak vitesh, duket se ende nuk e ka marrë veten nga një punë tejet e çmuar për të, madje do të thoshim pa e tepruar edhe një ëndërr e tij, ajo e sjelljes në atdhe të eshtrave të Mit'had Frashërit, idhullit të tij dhe njëkohësis­ht kreut të nacionaliz­mës shqiptare. Autor i shumë librave, si atyre me studime të karakterit historik, por edhe lëvrues i letërsisë me romane dhe libra me tregime, Uran Butka pothuaj nuk ka folur dhe shkruar kurrë për jetën e tij. Kjo është edhe një nga arsyet që na shtynë të takohemi dhe të realizojmë këtë intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", ( në tre numra radhazi) por jeta me historitë e tij personale, nuk mund të shkëputet kurrsesi nga saga e familjes Butka, të cilët janë quajtur me të drejtë si gurë të fortë e të çmuar në themelet e historisë shqiptare. Kështu, në këtë kontekst, po e fillojmë nga rrënjët e kësaj familje?

Zoti Uran, cila është familja Butka?

Sipas Sami Frashërit, kur të parët e Frashërlli­njve u vendosën në Frashër të Dangëllisë, rreth vitit 1650, gjetën atje Aliçkasit autoktonë. Kur Frashëri ra ekonomikis­ht, atëherë familja Aliçka u zhvendos në fshatrat Butkë dhe Orgockë të Kolonjës, më vonë edhe në Kosovë. Ndërsa familja Frashëri u shpërngul në Janinë e më pas në Stamboll. Gjyshi im, Sali Butka, fillimisht është quajtur Sali Tahir

Aliçka, mandej, kur u bë i njohur në Kolonjë e më gjerë, u mbiquajt Sali Butka.

Për çfarë u bë i njohur Sali Butka?

Ai ishte një rilindës i ushqyer me veprat e Samiut, Naimit, Jani Vretos e të tjerë dhe u bë një përhapës i kulturës së Rilindjes, librave, shtypit dhe shkollave shqipe në Kolonjë e Korçë, bashkë me Petro Nini Luarasin dhe Jani Cico Kosturin. Në vitet 1893- 1895 ata hapën 5 shkolla shqipe në Kolonjë. I mbronte nga qeveria turke dhe patrikana greke pushka e Sali Butkës, ndërkohë që Sali Butka sillte fshehur nga Manastiri libra shqip për shkollat e para shqipe. Kështu e filloi ai aktiviteti­n rilindas, qysh në fund të shekullit të 19- të.

Cili është roli i Sali Butkës në Komitetin e fshehtë të Manastirit?

Sali Butka u bë anëtar i Komitetit të fshehtë të Manastirit, që u themelua në vitin 1905 me në krye patriotin Bajo Topulli. Vendimi i këtij komiteti ishte krijimi i çetave të para kryengritë­se. Bajo Topulli shkoi në dhjetor 1905 në shtëpinë e Sali Butkës dhe në janar të vitin 1906 në Butkë u themelua çeta e parë kombëtare. Në vitin 1907 shkoi atje edhe çeta e Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, që i dhanë lëvizjes për liri, zhvillim të rëndësishë­m dhe përgatitën thirrjen e Kongresit të Manastirit në 1908, me në krye Mid'hat Frashërin, kongres që përcaktoi edhe alfabetin latin dhe hapjen e shkollave shqipe. Sali Butka menjëherë e përvetësoi këtë alfabet edhe vjershat e shkrimet e botuara tek "Kalendari Kombiar", gazeta "Liria e Shqipërisë" etj., i botonte me këtë ABECE të njësuar.

Kur xhonturqit nisën të mbyllnin shkollat dhe klubet shqiptare dhe kërkonin të përdorej alfabeti arabo- turk, Sali Butka me 2500 kolonjarë marshuan për në Korçë, ku u bë "Mitingu i shkronjave shqipe" prej 10.000 vetash, që kundërshtu­an alfabetin e huaj dhe mbrojtën alfabetin e Manastirit. Saliu u përndoq dhe u burgos disa herë nga qeveria turke, por nuk hoqi dorë. Në vitin 1911 ai e zgjeroi çetën e tij çlirimtare. Në maj të vitit 1912 mori pjesë më 50 kolonjarë në Kuvendin e Junikut, afër Pejës në Kosovë, që mori vendimin për nisjen e kryengritj­es së përgjithsh­me. Aty u njoh me Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Bajram Currin, me të cilët e vazhdoi bashkëpuni­min kombëtar. Në qershor të vitit 1912 u organizua në Frashër komiteti kryengritë­s i Shqipërisë Juglindore me komandant Sali Butkën.

A ka qenë Sali Butka në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, në nëntorin e 1912- ës?

Para se të ndalem te kjo pyetje, desha t'ju them pak për një ngjarje tjetër. Gjatë rrugëtimit për në Frashër, u vra në pritë nga komandot turke djali i madh i Sali Butkës, Iljazi, për të cilin nuk vajtoi, po shkroi një këngë: "Na u vra mëmëdhetar­i, që ish nga shokët m'i pari, shqipëtar bir shqipëtari, i ndrittë shpirti dhe varri". Në krye të çetës së Kolonjës Sali Butka çliroi Ersekën dhe Korçën, në gusht 1912. Në Gazetën "Koha" të 11 gushtit 1912, Mihal Grameno shkruante: "I dëgjuari patriot Sali Butka, burrë i thjeshtë shqiptar dhe me zemër mëmëdhetar­i; shokët e tij ishin të veshur me rroba kombëtare dhe të armatosur me malierka". Më muajin nëntor 1912 u nis me çetën e tij për në Vlorë, për shpalljen e pavarësisë, por arriti me pak vonesë, si Isa Boletini. Në Vlorë ai u prit nga Ismail Qemali dhe qeveria e Vlorës dhe u caktua tek ura e Mifolit për të mbrojtur shtetin e ri shqiptar nga sulmi i ushtrisë turke të Xhavit Pashës, që vinte nga Fieri, të cilën e theu dhe e ktheu mbrapsht. Ndërkohë, Shqipëria u pushtua në pjesën më të madhe nga ushtritë serbe dhe greke. Në ballë të luftës kundër pushtuesve grekë u vu Sali Butka me çetën e tij, me të birin, Gani Butkën dhe vëllanë, Myftar Butkën. U zhvilluan mjaft beteja në Kolonjë, Skrapar, Korçë, siç janë luftërat e Shtikës, Butkës, Qarrit, Luarasit, Qesarakës, Backës, Qafë- Martës, Panaritit, që mbronin gjithë vijën e frontit shqiptar. Në betejën e Nikolicës, 24 prill 1914, ushtria e Sali Butkës e mbrojti Korçën nga mësymja e ushtrisë greke.

Kjo është beteja ku Sali Butka u plagos në sy?

Po, pikërisht në këtë betejë Sali

 ??  ?? Sali Butka, “Ndjenja për Atdhenë”
Sali Butka, “Ndjenja për Atdhenë”
 ??  ?? Uran Butka
Uran Butka
 ??  ?? Safet Butka, student në universite­tin e Graz, Austri
Safet Butka, student në universite­tin e Graz, Austri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania