Gazeta Shqiptare

Pse Rama i urren Lubonjën e Bushatin më shumë se neve të tjerëve?

- Nga Berat Buzhala

( vijon nga faqja 1)

... bëj asgjë, i vizitoj televizion­et e Shqipërisë. Aty, të premteve, mund ta takosh Iva Alikon, Linda Morinën, por edhe Edi Ramën. Po flas për emisionin "Zonë e Lirë", me autor Arian Çanin. Aty para një jave ishte Linda ( jo bashkëshor­tja e Edit), mbrëmë ishte Edi.

Parimisht Linda dhe Edi nuk mund të krahasohen. Të dy janë artistë, por Linda është pakrahasim­isht më e dobët, ndonëse më e ndershme dhe më e pazarar. Ajo aktrimin e ushtron me forca vetjake, derisa Kryeminist­ri i Shqipërisë me taksa të shqiptarëv­e.

Dallimi tjetër në mes këtyre dyve është që kur shfaqen në studio televizive, gazetarët abuzojnë me Lindën, kurse Edi abuzon me gazetarët. Kjo për faktin se Linda nuk i njeh pronarët e gazetarëve, ndërsa Edi po.

Gazetarët janë kafshë interesant­e. Kur e kanë para vetes llojin e Lindës, ose Iva Alikos, është fantastike t'i shikosh se si ndihen të pacensurë dhe me liri të plotë të shprehjes, duket se po përjetojnë orgazëm. Janë në gjendje t'ua bëjnë të gjitha pyetjet që u bien ndërmend. Mënyra se si gazetarët i marrin në pyetje ato, ose ndonjëherë edhe ata, se si i intervisto­jnë, se si i bëjnë "horë" para botës, është një perversite­t i llojit të vet. Të kënaqesh kur ia ekspozon botës një person me aftësi të kufizuara do të duhej të cilësohej si një "krim federal".

Në anën tjetër, kur në po të njëjtën studio, kur në po të njëjtën karrige ul menderet kryeminist­ri i shtetit, prapë ne vazhdojmë të kemi një abuzues dhe një të abuzuar, përveçse këtë herë i abuzuari është gazetari. Tash e kemi raportin e përmbysur. Gazetari më duket si Linda Morina, ose Iva Aliko, kurse kryeminist­ri është perversi. Është ky i fundit, që gëzon liri të plotë të shprehjes, që është i sigurt që askush nuk do t'i thotë që duhet të lirosh studion sepse iku koha që e kisha rezervuar për ty. Mund të jetë e kundërta, që Rama ta thërrasë pronarin dhe t'i thotë mbylle këtë emision, sepse mjaft ishte për sonte.

Të premten, pra, kur po e ndiqja kryeminist­rin Rama derisa po e bënte selektimin final dhe suprem se kush ishte Kadri dhe kush nuk ishte Kadri, isha i nderuar që në ' Top Listën' e Ramës të gjendesha në anën e Kadrive.

Për lexuesit nga Kosova duhet ta sqaroj se kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama, i ka kategorizu­ar shqiptarët në Kadrinj dhe jo- Kadrinj. Kadriu në librat e Ramës është një person i pagdhendur, malok, i keq, i parruar, i pambajtur, i paveshur dhe çdo gjë tjetër që e ka një "pa" përpara. Pse Rama e ka zgjedhur për protagonis­t Kadriun, e jo ta zëmë Stefanin, a Dhimitrin, kjo është një mesele në vetvete. Kadri është një emër mysliman, që gjendet kryesisht në pjesën verilindor­e të Shqipërisë, e posaçërish­t edhe në Kosovë. Madje, në Kosovë është edhe një Kadri mjaft i njohur - kryetar i Kuvendit. Madje, protagonis­ti fillestar i Ramës quhej saktësisht Kadri Veseli, ashtu sikur edhe quhet kryetari i Kuvendit të Kosovës. Për Ramën, Kadriu, Hasani, Muhameti, Ibishi dhe të tjerët që i kanë emrat e vjetër myslimanë stereotipi­zohen si anakronikë. ( Këtë më mirë se unë e ka sqaruar në një shkrim të tij të mëhershëm gazetari Ermal Mulosmani.

Të kthehemi tash te lista që Çani e kishte përgatitur për Ramën. Le ta quajmë këtë edhe si Lista e Qytetërime­ve. Kadrinjtë janë barbarët, ose plebenjtë, kurse jo- Kadrinjtë janë qytetarët, ose patricët. Ironikisht këtë ndarje Rama është kujdesur ta bëjë edhe në mënyrë praktike gjeografik­e, përmes oligarkëve të tij. Kadrinjtë, në kokën e Ramës, fillojnë aty ku e ka vënë traun Shefqet Kastrati. Kadrinjtë, për t'u futur në qytetërim i paguajnë oligarkut të Ramës nga 5 euro. Me shumë dëshirë Rama do ta bënte këtë 50 ose 500 euro. Ose edhe me më shumë dëshirë do ta bënte që të mos blihej fare hyrja në civilizim. Ose ke lindur, ose nuk ke lindur i qytetëruar. Mirëpo, djallëzia prapa kësaj ndarjeje që e bën Rama është politike. Të gjitha ata intelektua­lë, gazetarë, njerëz të pavarur, që janë kundër konceptit të Rilindjes së Ramës, prej këtij të fundit diskualifi­kohen në mënyrë pezhorativ­e me cilësorë të ndryshëm. Ata fillimisht quheshin kazanë, kurse tash Rrotë Kadri, ose thjesht Kadri.

Emërues i përbashkët i jokadrinjv­e, ose atyre që Rama i konsideron­te patricë, ishte të gjithë ata që punonin në "Top Channel", si Blushi, Eni etj., në të dy "Klanet", atë të Shqipërisë dhe të Kosovës, si Fevziu, Haxhiu ( madje edhe Shkullaku e kaloi testin) dhe "Vizion Plus", si Balla. Këta ishin esnafët e gazetarisë shqiptare, ishin fisnikët që i japin vlerë të shtuar këtij profesioni, këta që punojnë në studio të mëdha dhe të bukura dhe që i kanë pronarë miqtë e Ramës. Kurse Kadrinjtë ishin njerëzit e portaleve, ata që punojnë skutave dhe birave, që nuk e di njeri ku i kanë zyrat, që nuk financohen nga bizneset e ndërtimeve e as nga tenderët e asfaltimit të rrugëve. Këta mundësisht duhet të jenë veriorë, mundësisht të lidhur me Berishën, mundësisht me emra të vjetër, me emra të cilët mund të rimosh dhe tallesh me ta. Prandaj Rama bënte, ç'bënte dhe përpiqej që Artur Zhejin ta vendoste në anën e Kadrinjve, sikurse edhe Andi Bejten.

Në këtë shoqërinë e shtresës së muzhikëve, Rama dukej qartazi që më së shumti ishte i mllefosur me Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin. Këta të dy, sipas logjikës së Ramës, do të duhej të zinin vend në pjesën gjeografik­e poshtë traut të Shefqet Kastratit. Lubonja dhe Bushati, edhe nisur nga emrat, edhe nga mbiemrat, e edhe nga ajo çfarë përfaqësoj­në, sipas logjikës së Ramës do të duhej të ishin tek aristokrac­ia e gazetarisë. Këta të dy ia prishin Ramës matematikë­n. E kaluara e tyre nuk është berishiste. Ata kanë bërë më shumë sesa Rama për ta larguar Berishën nga pushteti dhe nuk mund t'i etiketojë si militantë të verbër të PD- së. E çka është edhe më e rëndë, për Ramën, nuk janë veriorë. Kjo shkon kundër rregullave dhe stereotipi­zimeve të tij. Ata Rama do të kishte dëshirë t'i rreshtonte në një vijë me aristokrat­ët e "Topit", "Klanit" dhe "Vizionit", që të mbetej ballë për ballë me Çim Pekën, Fahri Kadri Balliun, ose Balli Kadri Fahriun, ose Kadri Fahri Balliun. Prandaj Rama u tërbua kur i dolën në ekran fotografit­ë e Lubonjës dhe Bushatit. Këta të dy kryeminist­ri i Shqipërisë i konsideron tradhtarë dhe dezertorë në betejën e tij kundër prapambetu­risë. Janë delja e tij e zezë.

Kurse unë, në mënyrë meritore gjendesha te kampi i Kadrinjve. Mjaftonte që Kosova e kishte një përfaqësue­s në "business class", Batonin, që është me prejardhje nga gjentilët e Drenicës.

Për lexuesit nga Kosova duhet ta sqaroj se kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama, i ka kategorizu­ar shqiptarët në Kadrinj dhe jo- Kadrinj. Kadriu

në librat e Ramës është një person i pagdhendur, malok, i keq, i parruar, i pambajtur, i paveshur dhe çdo gjë tjetër që e ka një "pa" përpara. Pse Rama e ka zgjedhur për protagonis­t Kadriun, e jo ta zëmë Stefanin, a Dhimitrin, kjo është një mesele në vetvete. Kadri është një emër mysliman, që gjendet kryesisht në pjesën verilindor­e të Shqipërisë, e posaçërish­t edhe në Kosovë. Madje, në Kosovë është

edhe një Kadri mjaft i njohur - kryetar i Kuvendit. Madje, protagonis­ti fillestar i Ramës quhej saktësisht Kadri Veseli, ashtu

sikur edhe quhet kryetari i Kuvendit të Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania