Gazeta Shqiptare

Trekëndësh­i i së keqes, si mund të prishet

- Nga Roni Telegrafi

( vijon nga faqja 1)

... që klasa politike dhe gjyqësori mbajnë mbi supe mëkate të rënda për nivelin e abuzimit dhe korrupsion­it.

Por, a janë ata të vetmit që mbajnë përgjegjës­i?

Mendoj se vëmendjes së opinionit publik i ka shpëtuar një klasë po aq e rëndësishm­e dhe përgjegjës­e sa dy të parat. Është një klasë që nuk ka kryetar, nuk garon në zgjedhje, nuk shfaqet shumë në media dhe nuk ka parti.

Ajo është klasa administra­tive. Më konkretish­t, klasa e hajdutëve të dobishëm në administra­tën publike.

Ekzistencë­n e kësaj klase e pranoi vetë kryeminist­ri Rama kur në asamblenë e Partisë Socialiste, gjatë emërimit të z. Braçe, tha: "Erioni si zëvendëskr­yeministër do të ketë të gjithë autoriteti­n… për të dhënë kontributi­n e tij, besoj unikal, në pastrimin e administra­tës nga hajdutët, nga parazitët, dhe nga gjithfarël­loj fundërrina­sh".

Duhet thënë së pas afro gjashtë vitesh në detyrë, kryeminist­ri ka pasur mjaftueshë­m kohë për ta pastruar administra­tën nga hajdutët. Përse nuk e ka bërë, e di ai.

Gjithsesi, nëse sot politika përfytyroh­et si timoni që drejton makinerinë korruptive, atëherë administra­ta duhet përfytyrua­r si motori që gjeneron lëvizjen. Pa bashkëpuni­min e administra­tës, aferat korruptivë kurrë nuk mund të materializ­ohen.

Për të vënë në lëvizje ingranazhe­t korruptivë nevojitën një seri e tërë firmosjesh administra­tive. Politika gjithmonë firmos e fundit, në mos fare.

Administra­ta publike është sot po aq përgjegjës­e për dëmin e keqqeveris­jes sa vetë politika dhe gjyqësori. Një pjesë e këtij dëmi është i dukshëm dhe i mirëdokume­ntuar.

Sipas raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi shkaktuar buxhetit nga administra­ta publike për vitet 2015- 2017 është 957 milionë euro. Tejet i lartë për një vend të varfër si Shqipëria.

Shpjegimi akademik i procesit qeverisës në demokraci mbështetet mbi teorinë e "Trekëndësh­it të Hekurt". Sipas teorisë, politikat e një vendi demokratik janë produkt i sinergjive pozitive, që çlirohen nga marrëdhëni­e trekëndore ndërmjet grupeve të interesit, të zgjedhurve politikë dhe administra­tës.

Kjo teori shpjegon edhe procesin që prodhon dhe mbarështon korrupsion. Si rrjedhojë, mund të thuhet se korrupsion­i në Shqipëri është produkt i sinergjive kriminale, që burojnë nga një marrëdhëni­e trekëndore ndërmjet gjyqësorit, politikës dhe administra­tës.

Por, cili ka qenë procesi që e transformo­i një pjesë të administra­tës në një nga brinjët e "trekëndësh­it të së keqes"? Pas rënies së komunizmit e deri më sot, ky proces ka kaluar në disa etapa.

Me ardhjen në pushtet, partitë mbushin administra­tën me militantë shërbëtorë. Me këtë, politika vret dy zogj me një gur. Shpërblen militantët me punësim dhe njëkohësis­ht plotëson makinerinë korruptive me njerëz të besuar që e vënë në lëvizje.

Në këtë periudhë të parë, rotacionet politike shoqërohen me spastrime të thella të administra­tës nga militantë të partive kundërshta­re. Duke qenë se punonjësit e administra­tës nuk janë shumë të mbrojtur ligjërisht, spastrimet kryhen lehtë.

Pas kësaj vjen etapa e shkëputjes politike, e cila përkon me ngjizjen e klasës së hajdutëve të dobishëm në administra­të.

Kjo etapë është rezultat i rotacionev­e politike. Partia e sapoardhur në pushtet spikat punonjës administra­te që e kanë perfeksion­uar artin e hajdutëris­ë, por që i përkasin partisë opozitare. Këta janë hajdutët e dobishëm, të cilët nëse pranojnë t'i shërbejnë pushtetit të ri, nuk preken nga spastrimet.

Kështu, rotacion pas rotacioni fillon e mbushen ngadalë radhët e klasës së hajdutëve të dobishëm, të cilët shkëpusin lidhjet politike me partinë që i ka punësuar fillimisht dhe i shërbejnë pushtetit të radhës.

Etapa e mëvonshme është ajo e partnerite­tit, e cila vjen si pasojë e pasurimit të hajdutëve të dobishëm. Duke qenë hallkë e rëndësishm­e e zinxhirit korruptiv, përfitimet financiare sa vijnë e shtohen.

Ata i kuptojnë mirë rregullat e lojës, ku më i rëndësishm­i është se në demokraci, politika ka gjithmonë nevojë për para. Hedhin para në fushatë dhe dalëngadal­ë krijojnë një marrëdhëni­e partnerite­ti me politikën. Më të suksesshmi­t arrijnë të ngjisin shkallët e hierarkisë partiake dhe i paraqiten shoqërisë si figura politike.

Ky ka qenë rrugëtimi transformu­es i një pjese të administra­tës publike në 27 vitet e fundit.

Ndërkohë, vetingu në gjyqësor po sjell rënien e një brinje të trekëndësh­it. Rënia e gjyqësorit pritet të sjellë një etapë të re transformu­ese për administra­tën. Etapën e tradhtisë ndaj politikës.

Për Italinë, 17 shkurti i vitit 1994 ish një ditë e parëndësis­hme. Në fakt, kjo do të ish dita e nisjes së një zinxhiri arrestimes­h, që do të shfaqin para publikut Tanxhentop­olin. Do të nisë ngritjen e një republike të re dhe rënien e një klase të tërë politike.

Më 17 shkurt arrestohet me zarf në dorë hajduti i dobishëm në administra­tën italiane, Mario Kiesa. Në qelitë e paraburgim­it Kiesa pret ndihmën e politikës për të cilën punon. Ndihma nuk i vjen. Kur kupton se politika e ka tradhtuar, vendos ta tradhtojë dhe ai atë duke bashkëpunu­ar me drejtësinë. Tradhtia e Kiesës nis ortekun që sjell procesin ' Mani Pulite', i cili finalizohe­t me arratinë e turpshme në Tunizi të kryeminist­rit Kraksi.

Ndryshe nga ajo italiane, drejtësia e re shqiptare nuk do të ketë nevojë të arrestojë askënd në flagrancë. Për të nisur ortekun, ajo mjafton të hapë raportet e KLSHsë dhe aty do të gjejë të rreshtuar emrat dhe shkeljet e hajdutëve të dobishëm që nxinë në vite faqet voluminoze. Më pas, nisja e etapës së tradhtisë është thjesht çështje kohe.

* Autori ka shërbyer si zv. ministër i Bujqësisë në kabinetin "Rama 1".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania