Gazeta Shqiptare

Shaqiri: Tek Interi më çuan te një magjistar për kurim!

-

Shaqiri, loj tari me origjinë shqiptare që përfaqëson Zvicrën, po kalon një nga formë mjaft të mirë në karrierën e tij me skuadrën e Liverpulit. Mesfushori nga Gjilani shpeshherë me lojën dhe golat e shënuar ka arritur që të jetë protagonis­t për skuadrën e Jyrgen Klop. Ai ka folur për aventurën e tij me skuadrën e Interit, nga e cila nuk ka ngelur edhe shumë i kënaqur. 27vjeçari ka rrëfyer për "SportBible" një moment kur ai ishte i dëmtuar gjatë kohës që luante me zikaltrit dhe ata i thanë se ishte një kurues në mal, që mund ta shëronte që ai të ishte pjesë e ndeshjes së ardhshme. "Një ditë isha i dëmtuar, por duhet të rikuperohe­sha për të luajtur në ndeshjen tjetër. Tek Interi më thanë se ishte një magjistar, një kurues që jetonte në mal. Bëhej fjalë për në person i moshës së tretë, si cili kishte aftësinë të shëronte. Mora makinën, udhëtova 1 orë e gjysmë dhe ai më kuroi, por asgjë nuk më bëri, isha si më parë. Në Angli është ndryshe, je i dëmtuar, ke problem, ke 7 fizioterap­istë që të qëndrojnë mbi kokë, të ndjekin hap pas hapi deri sa të shërohesh. Profesiona­lizmi vjen para së gjithash", - u shpreh Shaqiri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania