Gazeta Shqiptare

Aliti: Jam gati për një aventurë në një klub të madh

-

qendërmbro­jtësit që është një titullar fiks edhe te përfaqësue­sja e Kosovës kanë mbërritur shumë oferta. Aliti e pranon se do t'i pëlqente një aventurë jashtë Shqipërisë, pasi është në moshën e duhur për ta bërë një hap të tillë. Në Suedi apo në një shtet tjetër, kjo është në dorë të Skënderbeu­t që synon të përfitojë sa më shumë nga kartoni i tij. "Kemi pasur një stërvitje intensive javën e shkuar, por tashmë po luajmë edhe miqësore. Ka edhe dëmtime brenda grupit dhe na vjen shumë keq, sepse është dëmtuar Bregu, i uroj që të rikthehet sa më shpejt. Kështu e ka futbolli, kjo është pjesë e kësaj loje. Ofertat? Deri tani jam në kontratë me Skënderbeu­n dhe jam i përqendrua­r këtu. Çdo lojtar e ka ëndrrën që të luajë jashtë dhe për mua që jam në kulmin e karrierës, do të ishte më mirë një aventurë në një klub të madh. Nuk e di në Suedi, apo diku tjetër…".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania