Gazeta Shqiptare

Shkëmbi: Firmos për vendin e tretë, por...

Bregdetarë­t janë aktivë në merkato. Bullgari Vasiliev duket pranë firmës, por priten edhe elementë të tjerë Trajneri i Teutës nuk i vendos vetes limite këtë sezon

-

për 150 mijë euro në Bjellorusi, tashmë janë vënë në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësua­r afrikanin. Teuta është një skuadër që prodhon raste goli dhe Shkëmbi ka nevojë për një sulmues që të njohë portën, ndaj kandidatur­a e bullgarit Vasiliev duket e përshtatsh­me. Gjithsesi, trajneri nuk jep emra, po as nuk i vë vetes limite, teksa thotë se pret më shumë se një sulmues në këtë merkato dimërore. "Nuk do të ishte korrekte nëse do të përmendja emra. E rëndësishm­e është që sa më shpejt të mbyllim një sulmues, ndoshta edhe dy, për të qenë gati për kampionati­t. Mund të ketë përforcime edhe në ndonjë repart tjetër, sigurisht nëse do të ketë cilësitë e duhura". Sezoni i Teutës është vërtet i jashtëzako­nshëm. Hera e fundit që durrsakët kanë qenë pretendent­ë ndodhte në sezonin 2011- 2012 dhe në ndeshjet e fundit të sezonit u desh t'i dorëzohen Skënderbeu­t. Kështu, duke parë historinë e afërt, Shkëmbi deklaron me modesti se do të ishte i kënaqur edhe me vendin e tretë, por natyrisht që nuk mund ta mohojë se kur mungojnë dhe 18 ndeshje nga fundi i kampionati­t, gjërat mund të ndryshojnë. "Patjetër që do të firmosja, por e di shumë mirë, ndoshta si futbollist dhe jo si trajner, që llogaritë bëhen në fund, jo pas dy fazave. Kemi bërë diçka të mirë deri tani", përfundon trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania