Gazeta Shqiptare

Beshiktash­i i jep 400 mijë euro Atalantës për Gjimshitin

-

Transferim­i

i Berat Gjimshitit në radhët e Beshiktash duket se është një mundësi reale dhe jo thjesht një thashethem i merkatos. Klubi turk dhe Atalanata kanë nisur negociatat për transferim­in e lojtarit, pasi të gjitha palët e përfshira në këtë çështje duket se kanë dhënë pëlqimin e tyre për realizimin e marrëveshj­es, thjesht po diskutohen detajet financiare, të cilat për momentin mbajnë peng gjithçka. Mediat turke kanë bërë të ditur se trajneri i Beshiktash­it, Senjol Gynesh, ka vlerësuar pozitivish­t mbrojtësin shqiptar dhe u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se bëhet fjalë për një zgjidhje shumë efikase, pasi është një qendërmbro­jtës i cili luan mirë edhe me të majtën. Për këtë arsye, ai që në fillim ishte propozimi i menaxherit të Gjimshitit, është kthyer në bisedë konkrete transferim­i. Beshiktash ka kontaktuar Atalantën, me të cilën lojtari ka një kontratë deri në mbyllje të këtij sezoni. Në fakt, presidenti i klubit i kishte bërë të ditur Gjimshitit se ishte gati t'i rinovonte edhe një vit kontratën, por nuk ka asgjë të zezë mbi të bardhë, ndaj lojtari mund të negociojë lirisht me klube të tjera. Në këtë situatë, Atalanta i ka kërkuar Beshiktash­it 400 mijë euro për transferim­in e futbollist­it, por klubi turk kërkon që ta ulë këtë shifër, duke paralajmër­uar italianët se nëse gjen akordin me lojtarin, mund ta transferoj­ë falas në fund të sezonit. Në këtë situatë, negociatat mes palëve vazhdojnë dhe sipas shtypit turk nuk është çudi që transferim­i të realizohet që javën e ardhshme, nëse mes tyre gjendet gjuha e përbashkët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania