Gazeta Shqiptare

Rama i ofron rinovimin, Gega vendos kushte

-

dy ditësh, pranë skuadrës në Antalia ka shkuar edhe drejtori i përgjithsh­ëm i Partizanit,

Olsi Rama. Nga sa mësohet, ky i fundit ka biseduar me trajnerin Gega edhe për rinovimin e kontratës. Siç dihet, kreu i pankinës së kuqe kishte firmosur për 6 muaj me të drejtë rinovimi, ndërsa pas përfundimi­t të pjesës së parë të sezonit, ku Partizani u shpall kampion dimri, drejtori deklaroi publikisht se Gegës do t'i vendosej një letër e bardhë për të zgjatur marrëveshj­en. Mësohet se trajneri ka paraqitur një projekt për vazhdimësi­në, që tashmë duhet të gjejë mbështetje­n e klubit. Por palët në këtë moment po diskutojnë njëkohësis­ht edhe për merkaton, teksa Rama ka siguruar Gegën se do të afrohen ata lojtarë që ka kërkuar. I pari që duket se ka kënaqur trajnerin është afrimi i qendërmbro­jtësit kosovar, Lum Rexhepi, i cili pritet të prezantohe­t zyrtarisht këto ditë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania