Gazeta Shqiptare

Rama bojkoton ceremoninë e betimit, ministrat e rinj marrin detyrën

Në Presidencë, qeverinë e përfaqësoi Engjell Agaçi

-

Një ditë pas votimit në Kuvend, 7 ministrat e rinj dhe zëvendëskr­yeministri kanë marrë dje zyrtarisht detyrën. Ndryshe nga sa ndodhi me fazën e shqyrtimit të emërimeve para se të nxirrte dekretet, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka vonuar të organizojë ceremoninë e betimit, duke i hapur rrugë kështu marrjes së detyrës nga ana e ministrave të rinj.

BETIMI

Dje rreth mesditës, ai ka pritur në Presidencë 8 prurjet e reja në qeveri në një ceremoni solemne, ku binte në sy mungesa e kryeminist­rit Edi Rama. Ndonëse bëhej fjalë për ndryshimin e më shumë se gjysmës së qeverisë së tij, kryeminist­ri nuk ishte i pranishëm në momentin e betimit të ministrave të rinj. Nga qeveria, i pranishëm ishte vetëm sekretari i përgjithsh­ëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi, ndërsa nga Kuvendi, nënkryetar­ja Vasilika Hysi. Fillimisht Presidenti Meta ka përshëndet­ur personalis­ht secilin prej ministrave të rinj dhe më pas i ka ftuar ata që të betohen me dorën mbi Kushtetutë. I pari ka qenë zëvendëskr­yeministri, Erjon Braçe dhe më pas gjithë ministrat e rinj, të cilëve iu dorëzua edhe dekreti i emërimit në këtë detyrë të re.

MARRJA E DETYRËS

Fill pas betimit, qeveria ka organizuar edhe procesin e kalimit të stafetës nga ministrat e larguar te ministrat e rinj. E pari që ka organizuar ceremoninë kalimit të detyrës ka qenë Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë, ku Damian Gjiknuri i ka kaluar detyrën ministres së re Belinda Balluku. Gjiknuri në fjalën e tij nuk i kurseu batutat, ndërsa u shpreh se i gjithë fjalimi i mbajtur ishte me ' fjalë zemre'. "Unë do e thërras shkurt Bela, gjej rastin t'i uroj suksese në këtë punë të vështirë, sfiduese, por edhe interesant­e, falënderoj stafin. Kaluam me rezultate, por edhe dështime, se edhe ato janë pjesë e jetës. Bela

8-

njihet me një pjesë prej jush, sfidat sjellin sfida të reja. Jam i bindur se Bela i ka mundësitë, kapaciteti­n dhe vullnetin që këto nisma t'i çojë përpara. I kam thënë mua do më kesh këshilltar për çdo gjë, kyçi i punës këtu është të inkurajosh stafin, të

bashkëpuno­sh me stafin", - tha Gjiknuri. Ndërsa ministrja e re, Belinda Balluku theksoi se do e çojë punën dhe reformat edhe më tej. "Sigurish unë vij nga brenda kësaj ministrie, kam drejtuar një sektor të rëndësishë­m si navigimi ajror.

MUNGESA

Ndonëse bëhej fjalë për ndryshimin e më shumë se gjysmës së qeverisë së tij, kryeminist­ri nuk ishte i pranishëm në momentin e betimit të ministrave të rinj. Nga qeveria i pranishëm ishte vetëm sekretari i përgjithsh­ëm i

Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi, ndërsa nga Kuvendi, nënkryetar­ja Vasilika Hysi.

Vlerësoj punën që keni bërë, Damiani dhe jam këtu për të vazhduar atë që ka nisur. Absolutish­t besoj se gjëja më e mirë për t'u bërë është mbyllja e punëve të nisura si kantiereve që janë hapura", - tha Balluku. Më pas ishte radha e Senida Mesit që t'i kalonte detyrën Erion Braçes, nëpërmjet një ceremonie të organizuar në ambientet e godinës së Këshillit të Ministrave. Braçe nuk i përmbajti dot emocionet, ndërsa u shpreh se e kishte të vështirë të fliste si anëtarë i qeverisë, duke qenë se gjithmonë ka qenë pjesë e legjislati­vit. "E kam të vështirë të flas nga kjo anë e bulevardit", - tha Braçe. Një ceremoni e ngjashme u zhvillua më pas edhe në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ku Arben Ahmetaj i dorëzoi detyrën ministres së re, Anila Denaj.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta, mbrëmë në emisionin "Të Paekspozua­rit" në "News 24"
Presidenti Ilir Meta, mbrëmë në emisionin "Të Paekspozua­rit" në "News 24"
 ??  ?? Ministrat e rinj dje në Presidencë
Ministrat e rinj dje në Presidencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania