Gazeta Shqiptare

Hahn, Ramës: S'ka të ardhme në BE, pa dialog me opozitën

-

Komisioner­i

i BE- së për Politikat Evropiane të Fqin jësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn u takua dje në Tiranë me kryeminist­rin Edi Rama, me të cili diskutoi ecurinë e reformave që lidhen me integrimin në BE dhe zhvillimet e fundit politike në rajon. Komisioner­i paralajmër­oi kryeminist­rin se nuk do të ketë integrim të vendit në BE, nëse nuk do të ketë dialog me të gjitha partitë politike në vend. "Angazhimi i fortë në procesin e integrimit në BE nga kryeminist­ri Rama është kyç dhe dialogu konstrukti­v politik midis të gjitha partive politike, si dhe gatishmëri­a për të punuar së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë është thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë", - citohet z. Hahn në deklaratën për shtyp që publikoi zyra për shtyp e Delegacion­it të BE në Tiranë. Z. Hahn po ashtu kërkoi që të ketë një pakt politik mes partive: "Një marrëveshj­e ndërpartia­ke për reformën zgjedhore për të trajtuar rekomandim­et nga OSBE/ ODIHR do të ishte një mundësi e mirë për ta treguar një gatishmëri të tillë", - deklaroi z. Hahn. Ai i kujtoi z. Rama se 2019- ta është një vit vendimtar për Shqipërinë. "2019- ta është një vit vendimtar për Shqipërinë. Kam besim se qeveria, institucio­net dhe të gjitha forcat politike do të vazhdojnë me ritme të rëndësishm­e në reformat kyçe, përpara vendimit të Këshillit të Europës në qershor, duke realizuar perspektiv­ën e saj evropiane", tha Komisioner­i Hahn. Rama dhe Hahn patën mbrëmë një darkë pune, ku në fokus të bisedës së tyre mendohet të ketë qenë reforma zgjedhore, reforma në drejtësi, por edhe kushtet e tjera të vendosura nga BE për integrimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania