Gazeta Shqiptare

Kuvendi hap të hënën sesionin parlamenta­r, votohet Rama si ministër

-

hënën në orën 17: 00 do të hapet zyrtarisht sesioni i IV i Legjislatu­rës së IX të Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Kuvendit, ku është bërë publik edhe rendi i ditës. Dy nga pikat e rendit janë dekretet e Presidenti­t Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm dhe votimi i dekretit për emërimin e Kryeminist­rit Edi Rama edhe si ministër të Jashtëm. Pas këtij momenti Kreu i qeverisë duhet të ballafaqoh­et edhe një herë me presidenti­t Meta, pasi do duhet të shkojë që të betohet për të marrë zyrtarisht detyrën e re të ministrit të Jashtëm. Kjo do jetë hera e parë që ata ballafaqoh­en fizikisht me njeritjetr­in pas një fushate akuzash e kundërakuz­ash. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse opozita do jetë e pranishme në seancë, pasi bashkë me aleatët morën një vendim dy ditë më parë, duke deklaruar se do të nisë sezonin e protestave deri në rrëzimin e qeverisë. Seanca e së hënës e Kuvendit të Shqipërisë shënon çeljen e sesionit normal parlamenta­r, pasi të mërkurën e shkuar Kuvendi u mblodh në një seancë jashtë radhe në sesion parlamenta­r të jashtëzako­nshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania