Gazeta Shqiptare

Vasili: Rama e Ruçi fosile të së shkuarës, rënia çështje kohe

-

Kryetari

i grupit parlamenta­r të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeminist­rin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa i cilëson ata si fosilet e të shkuarës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Vasili tha dje se Rama e Ruçi janë kthyer në armiq të popullit. "Rilindja, Rama, Ruçi ( RRR) dhe partia në pushtet mbi shtetin e së drejtës! Shteti i së drejtës për këta fosilet e të shkuarës nuk ekziston dhe përmbi të është partia në pushtet, siç thotë ky Ruçi. Për këta armiq të popullit, qytetarët nuk duhet t'i besojnë ligjit dhe shtetit ligjor. Këta armiq të ligjit duan që qytetarët t'i gjunjëzohe­n shtetit të partisë në pushtet, të rilindjes së kriminelëv­e, trafikantë­ve, pastruesve të parasë së pisët dhe dhunuesve të ligjit", - shkroi Vasili. Më tej ai shprehej në statusin e tij se rënia e qeverisë dhe kësaj mazhorancë­s është vetëm çështje kohe. "Tre "R" Rilindja, Rama, Ruçi, janë dëshmitarë se si partia që ishte mbi ligjin u shpërbë në 2 javë nga studentët në vitin 90?, ndërsa rrëzimi i rilindjes, partisë së vdekur të këtyre është thjesht një funeral i vonuar që shqiptarët do ta përfundojn­ë shumë shpejt", - shkruante më tej Vasili.

një cedim, pasi, meqë kanë zhvilluar fushatë elektorale, logoja e kësaj partie ka qenë "Bashkëqeve­risje me qytetarët", kështu që është brenda filozofisë së alternativ­ës, së fushatës dhe votave që ka marrë në atë fushatë elektorale", u shpreh Ruçi. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës Ruçi theksoi se kërkesa e partive të djathta në seancën e kaluar të jash-

tëzakonshm­e ishte në kundërshti­m me Rregullore­n dhe me të gjithë precedentë­t parlamenta­rë të përdorur në 28 vjet. Duke u ndalur te reforma zgjedhore, Ruçi bëri të ditur se drafti i paraqitur nga PS nuk është futur në procedurë parlamenta­re dhe se pret që ai të vijë si propozim i komisionit të posaccëm parlamenta­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania