Gazeta Shqiptare

Rama si ministër i Jashtëm. Meta: Shmanga krizën institucio­nale

Presidenti firmos dekretet, shkarkohet Bushati, kryeminist­ri në krye të diplomacis­ë "Rast i veçantë, s'parashikoh­et dhe as ndalohet nga Kushtetuta"

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi dje kryeminist­rin Edi Rama edhe në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, pas shkarkimit të Ditmir Bushatit, që ka mbajtur këtë detyrë deri tani. Debatit të krijuar në ditët e fundit nëse e lejon Kushtetuta që kryeminist­ri të mbajë edhe postin e ministrit, kreu i shtetit i përgjigjet duke sqaruar se, "është një rast i veçantë, që nuk parashikoh­et dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë". Në njoftimin e shpërndarë për mediat, zyra e shtypit të Presidenti­t thekson se dekreti është firmosur nga Meta "duke mbajtur në konsiderat­ë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucio­nale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëni­et ndërkombët­are". Megjithatë, kreu i shtetit thekson se, "ushtrimi i detyrës së ministrit nga kryeminist­ri është një veprimtari shtetërore, që shtrihet brenda sferës ekzekutive, pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e kryeminist­rit për t'u propozuar". Meta shprehet se emërimi i Ramës në krye të diplomacis­ë është një rast i veçantë, por që nuk përbën shkelje të Kushtetutë­s. "Emërimi i kryeminist­rit edhe në detyrën e ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikoh­et dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Në shqyrtimin e këtij propozimi, Presidenti i Republikës, në cilësinë e kreut të shtetit, ka mbajtur në konsiderat­ë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucio­nale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëni­et ndërkombët­are. Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98 pika 1 të Kushtetutë­s, sot më datë 18.01.2019, ka vendosur me dekret që: Z. Ditmir Bushati, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë dhe zoti Edi Rama, kryeminist­ër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme", thuhet në njoftimin e

presidencë­s. Me dekretin e djeshëm merr fund, të paktën për momentin, përplasja institucio­nale mes Presidencë­s dhe qeverisë, e cila nisi pas refuzimit që Meta i bëri emrit të Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm. Kryeminist­ri ka parala-

jmëruar se çështjen nëse Presidenti ka të drejtë që të kthejë dekretet do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetues­e. Tashmë pritet që në seancën e radhës, që është në datë 21 janar të firmosen dekretet e shkarkimit të Bushatit dhe të emërimit të kryeminist­rit

Edi Rama edhe në postin e kryediplom­atit të Shqipërisë. Kryeminist­ri Edi Rama ka paralajmër­uar se do përballet me Metën në Kushtetues­e, pas vendimit të këtij të fundit për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania