Gazeta Shqiptare

Kryemadhi, thirrje shqiptarëv­e: S'ka më kohë, ngrihuni në protesta dhe revolta

-

LSI

mblodhi dje Komitetin Kombëtar Drejtues për të nisur organizimi­n e protestave për të larguar qeverinë Rama. Monika Kryemadhi i bëri thirrje çdo qytetari që sipas saj kërkon një Shqipëri më të mirë që të dalë në shesh kundër asaj që ajo e quan organizatë kriminale. "Dua të bëj një sqarim sa u përket anëtarëve të Komitetit Drejtues, që vijnë nga qarqet e tjera jashtë Tiranës. Detyra juaj është se nuk ka më kohë për të pritur, bëhuni gati për zgjedhje të përgjithsh­me, për zgjedhje lokale, për revolucion, për revolta, për protesta, për koncerte për çfarë të doni ju. Sot nuk ka më asnjë sekondë për të pritur. Sot kush ka dëshirë që të ketë një jetë më të mirë për fëmijën e tij, kush ka dëshirë që të ketë një punë të paguar për punën që bën, kush ka dëshirë që biznesi i tij mos falimentoj­ë, kush ka dëshirë që të këtë një shëndetësi të barabartë për të gjithë, kush ka dëshirë që të ketë një drejtësi të barabartë, kush ka dëshirë që të ketë një ekonomi të fortë, kush ka dëshirë të këtë infrastruk­turë, kush ka dëshirë të ketë një shtet që t'i garantojë dhe të ketë një sistem që t'i mbrojë, nuk ka më kohë të presë, por të dalë në rrugë, të protestojë në të gjitha mënyrat, nga demokratik­e, të moderuara dhe kulturore", deklaroi zj. Kryemadhi. Kryetarja e LSI u shpreh më tej se rrëzimi dhe largimi i Edi Ramës përkthehet në krijim shansesh të barabarta për të gjithë shqiptarët. "Sot të gjithë faktorët politikë janë të kushtëzuar që bashkohen me njëri- tjetrin për të rikthyer në shinat kushtetues­e institucio­net shtetërore, institucio­net e kapura, duke filluar që nga Parlamenti i pari", u shpreh kryetarja e LSI.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania