Gazeta Shqiptare

Rama, pedagogëve: Merrni përgjegjës­itë, problemi nuk janë studentët, por ju

Qeveria e re prezantoi Paktin për Universite­tin para pedagogëve dhe studentëve "Peng qeverinë s'mund ta merrni dot duke bërë presione"

-

Me prezencën edhe të ministrave të rinj që sapo kanë marrë detyrën, qeveria ka prezantuar përpara një përfaqësie studentësh, pedagogësh dhe dekanësh e rektorësh draftin e Paktit për Universite­tet. Nën drejtimin e ministres së re për Arsimin, Besa Shahini është bërë detajimi i dokumentit që sipas qeverisë shtron zgjidhje për çdonjërën nga 8 pikat e studentëve, por siç ka deklaruar kryeminist­ri më parë, shkon përtej tyre, duke tentuar të trajtojë edhe një sërë çështjesh të tjera, që shqetësojn­ë sot arsimin e lartë në vend. Në fjalën e tij para studentëve dhe pedagogëve, kreu i qeverisë ka qenë i ashpër kryesisht me stafin akademik dhe drejtuesit e universite­teve, të cilët sipas tij, ndryshe nga qeveria që e ka pranuar përgjegjës­inë e saj, nuk kanë reflektuar aspak në lidhje me pjesën që ata vetë duhet të bëjnë. "Nga ligji ju kërkoni liri, por nuk doni të merrni përgjegjës­i. Ligji i arsimit të lartë ju jep liri, ju jep edhe përgjegjës­i. Merreni përgjegjës­inë dhe na thoni çfarë doni nga ne. Ne dimë çfarë duan studentët dhe do t'i bëjmë një për një. Se çfarë doni ju, ne nuk e kemi kuptuar, ose më saktë unë e kam kuptuar, por nuk kam ndërmend ta them akoma", - tha kryeminist­ri në fjalën e tij. Ai shkoi edhe më tej, duke u bërë të qartë pedagogëve dhe drejtuesve të universite­teve se nëse nuk reagojnë për të marrë përgjegjës­itë që u takojnë, atëherë ai do bëhej me studentët për të luftuar kundër tyre. "Mos prisni ditën kur do bashkohem unë me studentët dhe të vij përballësh jush dhe t'u them studentëve se çfarë në fakt ju nuk doni. Ju bëhuni bashkë tani dhe ndajeni këtë punë. Do të mbarojë historia e doktorëve të shkencave që vetëm me shkencë nuk kanë lidhje apo nuk do mbarojë? Ju e dini shumë mirë për çfarë flas unë dhe e dinë shumë mirë sot se çfarë po ndodh. Nuk janë ata grupet e studentëve të ngujuar, problemi janë pedagogët që nuk shkojnë t'u japin mësim. Pse nuk shkojnë t'u japin mësim? Një student i vetëm ka të

PRESIONI

"Peng qeverinë s'mund të merrni dot duke bërë presione, duke u fshehur, duke mos bërë mësim. Unë për veten time këtë protestë nuk e lë sikur të ngelem vetëm. Jam i gatshëm t'i mbaj të gjitha përgjegjës­itë, edhe për borën që bie, por për budalla mua njeri dot nuk më bën".

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama gjatë prezantimi­t të Paktit për Universite­tin
Kryeminist­ri Edi Rama gjatë prezantimi­t të Paktit për Universite­tin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania