Gazeta Shqiptare

Të dhënat zyrtare, Shqipëria ka 6100 persona me grada shkencore

-

Ndonëse

një vend me një popullsi të vogël, Shqipëria është një nga vendet me një përqindje të lartë të personave që kanë marrë grada shkencore. Në total sipas të dhënave zyrtare që janë pasqyruar edhe në Paktin për Universite­tin nga viti 2007 deri në vitin 2018, në regjistrin e Ministrisë së Arsimit rezultojnë 6100 persona që kanë grada shkencore nga ajo më e ulëta docent e deri te grada akademike profesor. Më konkretish­t, në këtë regjistër ekzistojnë të regjistrua­r 248 docentë, 3757 persona me gradë shkencore doktor të marra brenda vendit dhe 546 persona të tjerë me gradën doktor të marrë jashtë vendit. Gjithashtu, gjithmonë sipas këtij regjistri ekzistojnë 1038 tituj akademikë profesor i asociuar të marrë brenda vendit dhe vetëm 2 tituj akademikë profesor i asociuar të marrë jashtë vendit. Ndërkohë që në krye të piramidës së gradave dhe titujve shkencor qëndrojnë 503 tituj akademikë me gradën profesor. Ndërkohë që Ministria e Arsimit bën me dije se gjatë verifikimi­t të kritereve të ligjshmëri­së për të gjitha universite­t në vend janë konstatuar një sërë problemati­kash, ku rasti më i rëndë ishte raporti 1 profesor me 41 doktorantë. Ndërkohë në një rast është konstatuar se një titull shkencor ishte marrë brenda vetëm 3 muajve.

drejtë të marrë mësim", - iu drejtua Rama pedagogëve. Më tej, ai theksoi se qeveria s'mund të merret peng duke i bërë presione, ndaj i ftoi të gjitha palët në këtë proces të dialogojnë. "Ne nuk mund të jemi peng, as qeveria e as studentët. Peng qeverinë s'mund të merrni dot duke bërë presione, duke u fshehur, duke mos bërë mësim. Unë për veten time këtë protestë nuk e lë sikur të ngelem vetëm. Jam i gatshëm t'i mbaj të gjitha përgjegjës­itë, edhe për borën që bie, por për budalla mua njeri dot nuk më bën", - tha Rama. Ministrja e re e Arsim-

it dhe të gjithë kolegët e saj ministra kanë prezantuar rrugët e zgjidhjes që nga tarifat deri tek punësimi i studentëve të diplomuar, ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Tiranës foli mbi punën që po bëhet për rikonstruk­sionin e konvikteve dhe masat për të rritur forcën financiare të qendrave studentore. "Ku janë kartat e studentit? Ka 20 vite që premtohet? Pse duhet të besoj unë sot që këto do bëhen kur nuk janë bërë në 20 vite", - tha një prej studenteve të pranishme në sallë. Këtij skepticizm­i iu përgjigj kryebashki­aku i Tiranës, i cili theksoi

se puna që po bëhet për rikonstruk­sionin e konvikteve është dëshmia dhe prova se qeveria dhe bashkia e kanë marrë seriozisht plotësimin e kërkesave të studentëve. "Kështu që po të jetë për provë, mos e lini protestën, pra 29 të tjerët le të fillojnë ngujimin po ti hajde, hajde me mua sot dhe e shohim. Nëse realisht aty, madje konvikti që filloi para 10 ditësh nesër mbaron. Pra, po punojmë me kohë rekord, me brigada në çdo kat dhe unë them, çoni një përfaqësue­s, mund të jesh ti. Vjen e sheh me mua, nëse gënjej unë", - tha Veliaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania