Gazeta Shqiptare

Grabitja e 3 mln eurove në Rinas, prokuroria kërkon 119 vite burg për 8 të pandehur

Grupi akuzohet për 3 grabitje të bujshme

-

TIRANË - Pas një sërë seancash gjyqësore, Prokuroria e Krimeve të Rënda dje ka dhënë pretencën për autorët e grabitjes së 3 milionë eurove në Rinas. Organi i akuzës ka kërkuar 119 vite burg për 8 të pandehurit, të cilët në 3 grabitje bankash, arritën të marrin rreth 8 milionë euro. Prokuroria i akuzon se kishin ngritur një grup të strukturua­r kriminal, për vjedhje bankash dhe armëmbajtj­e pa leje. 20 vite burg u kërkuan për ish- komandon Neim Avdulajn dhe Dash Kupën, ndërsa për vëllain e tij Ernestin, u kërkuan 19 vite e 8 muaj heqje lirie. Nga 16 vite heqje lirie u kërkua nga organi I akuzës për Fatjon

PRETENCA PËR 8 TË PANDEHURIT

1. Dash Kupa

2. Neim Avdulaj 3. Ernes Kupa 4. Fatjon Xhyliu 5. Dritan Sinani 6. Aleksandër Murataj 7. Ditjon Memlika 8. Admir Çerpja

Xhyliun, Dritan Sinanin dhe Aleksandër Murataj. Dënimi me nga 5 vite e 8 muaj burg u kërkua për ish- ko- 20 vite burg 20 vite burg 19.8 vite burg 16 vite burg 16 vite burg 16 vite burg 5.8 vite burg 5.8 vite burg

mandon tjetër, Ditjon Memlikën dhe Admir Çerpjen, pasi këta dy persona mbajnë dhe statusin e bashkëpunë- torit të drejtësisë. Për personin, i cili krijoi grupin kriminal dhe ideoi 3 grabitje, Admir Muratajn, gjykimi është pezulluar pasi ai nuk është mundur të arrestohet. Ky grup, sipas prokuroris­ë është përgjegjës për të paktën 3 grabitje. Në 13 shkurt 2015, ata grabitën me armë një bankë të nivelit të dytë, pranë Stacionit të Trenit në Tiranë. Nën kërcënimin e armëve morën rreth 2 milionë euro, gjatë kohës që policia private po i nxirrte nga banka. Në 3 dhjetor 2015, ky grup grabiti blindin me para të një banke të nivelit të dytë, në rrugën e Rinasit, ku u morën rreth 3 milionë euro. Në 9 shkurt 2017, i njëjti grup akuzohet se po në rrugën e Rinasit përdorën të njëjtën skemë. I dolën para një blindi me para, duke grabitur rreth 3 milionë euro. Kjo do të ishte grabitja e fundit e grupit, pasi në 14 shkurt policia arriti të arrestojë dy nga grabitësit dhe më pas u ndaluan edhe 6 persona të tjerë. Zbulimi i pjesëtarëv­e të grupit u bë kryesisht nga dëshmitë e dy bashkëpunë­torëve të drejtësisë, Ditjon Memlikës dhe Admir Çerpjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania