Gazeta Shqiptare

Vrau 35- vjeçarin se i zuri rrugën me makinë, në kërkim Olger Mustafaj

Para 1 viti la qelinë, autori ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie për tentativë vrasje Viktima u qëllua teksa po futej në makinë

-

Një ditë pas vrasjes me plumb në kokë të 35vjeçarit Altin Balliu, janë zbardhur detaje të reja në lidhje në lidhje me ngjarjen që tronditi banorët e qytetit të Korçës. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se i riu që u ekzekutua në lagjen nr. 10 të qytetit juglindor është nga fshati Slatinjë i Pogradecit dhe se autori i krimit dyshohet të jetë 34- vjeçari Olger Mustafaj. Menjëherë pas vrasjes, blutë kanë shpallur në kërkim Mustafën, person me precedent të mëparshëm penalë. Sipas hetuesve të çështjes, vrasja ndodhi pas një konflikti në një lokal në këtë zonë. Mësohet se autori i dyshuar ishte konfliktua­r me 35vjeçarin dhe shokët e tij për bllokimin e rrugës me makinë nga këta të fundit. Pas përplasjes së ndodhur në ambientet e lokalit, autori, i cili ishte banor i lagjes, është larguar për t'u rikthyer me pistoletë në dorë. Ai dyshohet se e ka gjetur vetëm viktimën, gjatë kohës që po i drejtohej makinës ku ndodheshin shokët e tij. Po të njëjtat burime sqaruan se i dyshuari Olger Mustafaj e ka qëlluar 35- vjeçarin disa herë dhe për pasojë dy prej plumbave e kanë prekur në kokë e trup, duke i shkaktuar të riut vdekjen e menjëhersh­me. 35- vjeçari Altin Balliu mësohet se merrej me hapjen e puseve, së bashku me vëllezërit e tij. Aktualisht, autoritete­t policore kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe po punon për kapjen e tij. Olger Mustafaj kishte vetëm 1 vit që ishte liruar nga burgu. Në Prill të vitit 2010- ës, ai ka tentuar tentoi të vrasë bashkëmosh­atarin e tij ( në atë kohë) Majkëll Hysollin. Fatmirësis­ht, ky i fundit shpëtoi për mrekulli edhe

DËNIMI

Olger Mustafaj kishte vetëm 1 vit që ishte liruar nga burgu. Në prill të vitit 2010- ës, ai ka tentuar tentoi të vrasë bashkëmosh­atarin e tij ( në atë kohë) Majkëll Hysollin. Fatmirësis­ht, ky i fundit shpëtoi për mrekulli edhe pse u qëllua me breshëri automatiku. Në lidhje me këtë ngjarjeje, Mustafaj u dënua me 12 vite burg, por për sjellje të mirë ka bërë vetëm 7 vite.

pse u qëllua me breshëri automatiku teksa lëvizte me një mjet tip "Audi" me targa të huaja. Në lidhje me këtë ngjarjeje, Mustafaj u dënua me 12 vite burg, por për sjellje të mirë ka bërë vetëm 7 vite. Dënimi është ulur edhe prej gjendjes së keqe shëndetëso­re me 1 vit, pasi Mustafaj është operuar dy herë.

 ??  ?? Autori i krimit, Olger Mustafaj
Autori i krimit, Olger Mustafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania