Gazeta Shqiptare

Vrasja në Ballsh, vëllai i viktimës: Dua kujdestari­në e fëmijëve

-

FIER - Pak ditë pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në Ballsh, ku burri vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij 18- vjeçare, vëllai i viktimave ka depozituar një kërkesë në gjykatë. Krimi makabër ndodhi më 2 janar, ndërsa viktimë ngelën Gentiana dhe Merisa Caushaj. Mësohet se vëllai i Gentiana Caushaj, Gjyshmir Caushaj ka kërkuar kujdestari­në e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij. Këta të fundit aktualisht ndodhen në fshatin SOS, pasi u dërguan aty për një trajtim më të specializu­ar për shkak të traumës kur panë se si babai i tyre u vrau nënën dhe tezen para syve. Sipas vëllait të viktimave, Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestari­në e dy fëmijëve. "Gazmend Musta nuk mund të ushtrojë kujdestari­në e dy fëmijë. Ata tani ndodhen në fshatin SOS", tha daja i dy fëmijëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania