Gazeta Shqiptare

Evazioni fiskal, 18 mln euro u grabitën nga persona të punësuar si kamerierë e lavazhierë

"Shfryhet" operacioni, 3 në burg nga 12 të arrestuar

-

TIRANË - Gjykata e Tiranës ka dhënë dje masat e sigurisë për 13 personat e arrestuar, të cilët akuzohen për evazion fiskal me TVSH- në dhe që i shkaktuan shtetit një dëm prej 18 mln euro. Ndonëse operacioni­n e përshëndet­i dhe vetë kryeminist­ri Rama dhe Prokuroria kishte një dosje të gjatë, gjykata ka lënë në burg vetëm 3 nga 12 të tjerë që u arrestuan. Tre shtetasit e të ndaluar dhe konkretish­t: Kudret Memaga, Gentjan Dedja dhe Bledar Metko do të qëndrojnë me masën e sigurisë arrest 30 ditor si persona të dyshuar pjesë e skemës të mashtrimit me pasoja të rënda. Ndërsa për 9 personat e tjerë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Detyrim paraqitje". Mësohet se këta të fundit rezultojnë të paarsimuar, ose me pak klasë shkollë dhe me profesione të lira si kamerier, lavazhier apo punëtor krahu dhe hamall. Ata kanë pranuar para organit të akuzës së kanë qenë thjesht të punësuar me rroge mujore dhe kanë dhënë kartat e tyre të identiteti­t, që më pas janë përdorur për t'i përshirë në skemën mashtruese. Burimet nga organi i akuzës pohuan për "GSH" se shtetasit që u liruan kanë bashkëpunu­ar me prokurorin­ë duke rrëfyer emrat e personave, me të cilat organizuan skemën mashtruese­s, që i kushtoi buxhetit të shtetit shumën prej 18 mln euro. Të njëjtin fakt e konfirmoi edhe avokati Enea Cenko. Burime nga institucio­ni i akuzës thanë se për emrat identifiku­ar përmes rrëfimeve nga të penduarit janë nxjerrë urdhër ndalimet. Dy ditë më parë "GSH" zbardhi dosjen e hetimit të 25 personave të akuzuar për evazion fiskal. Për të përfituar kompensimi­n e TVSH- së, të akuzuarit dyshohet se kanë regjistrua­r subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjen e blloqeve Tatimore të TVSH- së duke lëshuar fatura fiktive TVSH- je shitjeje.

 ??  ?? 35- vjeçari i vrarë, Altin Balliu
35- vjeçari i vrarë, Altin Balliu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania